Kukës/ Zbatohet urdhri i AKU-së për tregun e frutave, qytetarët: Mbulimi me plastmas, masë që na ndihmon!

Urdhri i Autoritetit Kombëtar Ushqimor për tregtarët e fruta-perimeve ka nisur të zbatohet në qytetin e Kukësit.

Tregtarët kanë mbuluar produktet e tyre me plasmas të tejdukshëm. Por qytetarët vijojnë që të prekin produktet pa doreza.

Në Kukës, tregëtarët e qytetit i janë përgjigjur thirrjes së AKU-së  për mbulimin me plasmas të tejdukshëm të fruta-perimeve.

Por qytetarët vijojnë që të prekin produktet pa doreza, sipas tyre nuk ka nevojë pasi ndihen të sigurtë me masat mbrojtjëse që kanë marrë.

"Pse të vë doreza, unë nuk jam i prekur ata që janë të prekur duhet të mbajnë maske dhe doreza, kurse unë jam në terezi", tha një qytetar.

"Une alkoolin e mbaj në xhep, dezinfektoj duart kur i prek, përpiqem që të ruhem sa më shumë", tha një tjetër qytetar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëroi dy ditë më parë tregtarët që të mbulojnë me plasmas frutat dhe perimet me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Por krahas atyre që kanë zbatuar ka tregtarë që shërbejnë pa masa mbrojtëse produktet për qytetarët ndërkohë që edhe këta të fundit nuk zbatojnë ruajtjen e distancës teksa blejnë produktet që i nevojitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulejman Kapedani: 27/03/2020 18:14

    Injorant nga fisi Cengu . Ja pse ai vend nuk do te zhvillohet asnje here. Sepse plehra pa shkolle si H. Cengu. Thone: Nuk Kemi vendosur maska dhe doreza se nuk jam i infektuar ! Popull i pabindur , dergoji 10 xhandare serbe dhe shihe si veprojn e flasin. Eh moj Shqypni , e mjera Shqypni, etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba