KUKES - Konfliktet qeveri-CEZ vazhdojnë dhe pasojat rëndojnë mbi kurrizin e popullit shqiptar, pasi janë ata që vuajnë të parët.
Dy komunat Bicaj dhe Ujmisht në rrethin e Kukësit kanë dy ditë pa energji elektrike dhe mësohet se shkak për këtë është bërë djegia e kabëllit në nënstacionin e Rexhepajve. Probleme me mungesën e energjisë elektrike ka pasur edhe në zona të ndryshme të vendit dhe kompania CEZ Shpërndarje ende nuk ka marrë masat për rregullimin e situatës energjetike në Shqipëri.
Banorët e zonës shprehen shumë të indinjuar në këto ditë feste. Kohët e fundit ata edhe kanë protestuar për mungesën e energjisë elektrike por vazhdojnë ende të hasen me probleme të tilla.
Ndërkohë që mësohet se probleme me energji ka edhe komuna Qendër në rrethin e Librazhdit pasi banorët kanë dy ditë që vuajnë mungesën e dritave.
Mungesë energjie ka pasur edhe në disa lagje të qytetit të Durrësit por edhe të kryeqytetit.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com