Kukësi fiton dhe shkëputet +2 nga
Skënderbeu, Tirana bën 'vetëvrasje'

Kukësi fiton dhe shkëputet +2 nga<br />Skënderbeu, Tirana bën 'vetëvrasje'
Kukësi është edhe një herë në krye të klasifikimit të superligës por kësaj herë i shkëputur në kuotën e 31 pikëve, me dy pikë nga vendi i dytë, Skënderbeu, i cili barazoi dje në Durrës me Teutën.

Fitorja minimale ndaj Flamurtarit bën të qartë se tashmë objektivi kryesor është fitimi i titullit kampion. Emini do të shënonte në minutën e 24-t për të kaluar në epërsi kuksianët të cilët nuk e kanë të vështirë të administrojnë rezultatin deri në përfundim të ndeshjes.

Flamurtari vinte nga një moment i mirë në kampionat pas fitores së rëndësishme ndaj Tiranës në javën që lamë pas.

Këta të fundit kanë dështuar papritur ndaj Korabit të vendit të fundit, në ndeshjen e luajtur në "Selman Stermasi" pasditen e kësaj të shtune. Taku kaloi në avantazh bardheblutë që në minutën e 7 të takimit, ndërsa golit të tij iu përgjigj Sebino Plaku për miqtë në të '25-të. Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. 

Me këtë rezultat Tirana nuk arrin t'iu afrohet kryesuesve të kampionatit, duke mbetur në vendin e 4 me 5 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Partizani, 28 pikë, të cilët mundën Laçin pa probleme, 2:0, në "Elbasan Arena". 

Ndërkaq, surpriza ka ardhur nga ndeshja e mesditës, Vllaznia-Luftëtari, aty ku gjirokastritët kanë shtangur vendasit.

Në pjesën e parë do të shënoheshin një lum golash, të cilët i kanë munguar kampionatit shqiptar këtë sezon, dhe do të jenë plot 4 të tillë, 2 për secilën skuadër.

Autogoli i mbrojtësit shkodran Cicmil në minutën e 5-të i ka hapur rrugën golave të tjerë të Shtubinës, Rexhinaldos dhe të Markut.

Në pjesën e dytë Rexhinaldo arrin të shënojë sërish dhe i jep fitoren skuadrës së Luftëtarit 3:2 si dhe tre pikët e arta në luftën për mbijetesë. Gjirokastriotët renditen tashmë në vendin e 6-të me 18 pikë, vetëm 1 larg Vllaznisë së vendit të 5-të. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani