Kukësi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi sot ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 kundër Laçit. Verilindorët e drejtuar nga Cungu u panë më këmbëngulës që në pjesën e parë, por golin me vlerë tre pikët e realizuan në fraksionin e dytë të lojës.
Ishte braziliani Ëilliam në minutën e 60-t ai që I dha fitoren Kukësit, duke I shkaktuar njëkohësisht humbjen e dytë radhazi Laçit. Pas 10 javësh kampionat Kukësi renditet i 3-i me 19-t pikë, 3 më shumë se Laçi I vendit të katërt.
Në Krujë ndërkohë Kastrioti është mposhtur me shifrat 0-2 nga Luftëtari. Skuadra gjirokastrite mori një trepikësh shumë të rëndësishëm falë Vasil Shkurtaj që realizoi “dopietë” në këtë ndeshje, nga një gol për secilën pjesë.
Me këtë fitore Luftëtari del nga zonë e ftohtë e renditjes, pasi pozicionohet në vendin e 8-t me 9-t pikë, 1 më shumë se Kamza e vendit të 9-t. I fundit gjendet Kastrioti, me vetëm 4 pikë. Kujtojmë se java e 10 e Superligës mbyllet nesër me supersfidën Partizani-Skënderbeu që luhet në “Selman Stërmasi”.
Komento