Kukësi i ngrin buzëqeshjen
Skënderbeut në fund të takimit

Kukësi i ngrin buzëqeshjen<br />Skënderbeut në fund të takimit
Spektakël pa fitues në Korçë. Skënderbeu dhe Kukësi ndahen në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të javës së 26-të të Superligës.

Kampionët në fuqi festuan para kohe ndërsa verilindorët mbeten të pamposhtur. Në një stadium të mbushur plot është skuadra e Ilir Dajës ajo që merr frenat e lojës në dorë dhe shënon shumë shpejt.

Pas një aksioni të bukur në minutën e 14-të Liridon Latifi shënon mjaft bukur duke mposhtur me mjeshtëri portierin Koliçi. Më pas Skënderbeu kontrollon gjithçka ndërsa Kuëksi duket i pafuqishëm.

Kur në Korçë po bëhej gati festa, Kale i futur në pjesën e dytë i ngrin buzëqeshjen skuadrës korçare.

Në minutën e 89-të brazilini i Kukësit shënon një super gol duke e mbyllur ndeshjen në barazim 1-1. Në fund festa është për miqtë nga Kukësi që mbeten të parët në kuotën e 52 pikëve.

Skënderbeu ngjitet përkohësisht i dyti me 50 pikë. Të shtunën Partizani ka mundësi të arrijë Kukësin pasi Korabi duket një kundërshtar mëse i kalueshëm ndërsa takimi tjetër është dueli për mbijetesë Laçi-Flamurtari.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…