Kukësi ka marrë një fitore bindëse me shifrat 4-0 në ndeshjen hapëse të javës së 20 të Superligës kundër Kastriotit. Verilindorët realizuan fillimisht me Gligorov, ndërsa më pas me rradhë gjetën rrugën e rrjetës Taipi, Basha dhe Bahtiri.
Për Kastriotin kjo humbje vjen në një moment tepër pozitiv, pasi krutanët kishin filluar të rikuperonin në fundin e tabelës, me qëllimin për të shpëtuar sezonin. Aktualisht Kastrioti ka një pikë më shumë se Skënderbeu dhe Egnatia, por të dy skuadrat e fundit kanë një ndeshje plus për të luajtur.
Komento