Kukësi ka vuajtur shumë për të marrë tre pikët në ndeshjen me Bylisin. Duelin e zhvilluar në Elbasan për javën e 31-të të Superligës e vendosi goli i Vasil Shkurtajt që i dha fitoren 1-0 verilindorëve që momentalisht janë 6 pikë larg Tiranës së vendit të parë që luan në Korçë me Skënderbeun.
Ndeshja Kukës-Bylis
Ndërsa në Shkodër, Teuta fundosi Vllazninë duke marrë një fitore 3-0 dhe ngjitet në vend të tretë me 50 pikë. Kallaku, Lorenco Vila dhe Aleksi ishin autorët e golave. Vllaznia ndodhet në vështirësi në zonën play-out. Të shtunën fitore siguruan Partizani e Flamurtari.
Ndeshja Teuta-Vllaznia
Përgatiti: Andi Kapxhiu