Kukësi, skuadra e cila ka qenë më aktive në merkaton e janarit, e ka nisur me barazim vitin 2019 në Superligë pasi është ndalur 0-0 ma Laçin.
Në takimin e zhvilluar në Kamzë, verilindorët ishin superior ndaj kundërshtarit duke I shkuar pranë golit si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por në asnjë rast nuk arritën ta kalonin topin pas shpinës së portierit kundërshtar Selmani.
Në këtë takim nga minuta e parë ishin në fushë Rroca dhe Shkurtaj, dy lojtarë të cilët I kushtuan 120 mijë euro Kukësit.

Nga ky barazim, buzëqesh më shumë Partizani, I cili falë fitores në takimin e së premtes kundër Skënderbeut fitoi minimalisht 0-1. Pas 19 javëve kampionat Kukësi renditet në vendin e dytë, me 35 pikë, 5 më pak se Partizani kryesues.
Komente

