Kukësi përgatit ndeshjen me Egnatian, Stavri Nica bën prapakthehu: Tensioni në ekip është shumë i lartë  

Kukësi përgatit ndeshjen me Egnatian, Stavri Nica bën prapakthehu: Tensioni në ekip është shumë i lartë  

Stavri Nica

Stavri Nica do vijojë të jetë në krye të pankinës së Kukësit. Trajneri ka bërë prapakthehu, pasi pas humbjes së fundit 1-0 me Vllazninë dha dorëheqjen. Tanimë korçari po përgatit të tijtë për sfidën kundër kryesuesve të Egnatias, e cila zhvillohet nesër në orën 13:30. Si pritës të këtij dueli, Nica kërkon mbështetje nga tifozët.

"Ndeshja? Tensioni është shumë i lartë dhe unë e kam stimuluar diçka të tillë, duke kërkuar impenjim nga të gjithë, nga lojtarët dhe stafi. Për të kërkuar llogari tani që është e mundur sepse më vonë është e kotë. Ka reagime, na janë afruar edhe lojtarë që mund të përdorim tre prej tyre për ndeshje.

Mungesat? Na mungon Fejzo, Hasa është rikthyer dhe mund të na shërbejë. Shoh një impenjim akoma më të madh. Duhet të rivalizojmë më të fortët, t'u marrim pikë atyre, duhet të kemi edhe ndihmën e tifozëve. Besoj se do bëjmë një gjë të bukur.

Merkato? Kam besim te afrimet e reja, vlerësimin do e japim në fushë. Fusha i tregon aftësitë dhe ndihma që do na japin", thotë Nica.

Verilindorët nuk po kalojnë një sezon dhe formë të mirë, duke qenë në vendin e parafundit me 19 pikë. Egnatia me 40 pikë mban kreun e renditjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?