Superliga shqiptare e futbollit mbylli sot javën e 19-të. Duke nisur nga ora 13:30, Laçi dhe Erzeni barazuan 0-0 duke ndarë pikët në një ndeshje me raste. Në Shkodër, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Kukësit duke qenë në "Final 4". Pas humbjes në "Loro Boriçi", trajneri i Kukësit Stavri Nica dha dorëheqjen.
Në Kurbin, Laçi dhe Erzeni u ndanë në paqe pa gola, duke barazuar 0-0 për javën e 19-të në Superligë. Bardhezinjtë e Mirel Josës nuk mundin sërish të dalin te tri pikët, ndërsa e mbyllën këtë duel me një lojtar më pak. Në të 60 minutë Christian la të tijtë me dhjetë vetë në fushë, kjo pas dy kartonave të verdhë. Edhe pse skuadrat patën disa raste, në fund u pajtuan duke ndarë nga një pikë. Laçi ndodhet në vendin e gjashtë me 22 pikë, ndërsa Erzeni po me 22 pikë mban vendin e tetë.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia mposhti 1-0 Kukësin. Sfida e javës së 19-të në Superligë u vendos që në minutën e parë, përkatësisht pas 54 sekondave lojë. Një pasim i gjatë nga rreth 60 metra nxorri Ildi Grudën të vetëm përballë Tafas, me sulmuesin që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Kukësi pati shansin e artë në fundin e pjesës së parë nga penalltia, por Atdhe Rashiti tentoi "panenkën" dhe e nxorri sferën jashtë. Penalltia për verilindorët u akordua pas konsultës me VAR. Pas humbjes në "Loro Boriçi", trajneri i Kukësit Stavri Nica dha dorëheqjen.
Kështu, pas javës së 19-të është Egnatia që kryeson me 40 pikë, ndjekur nga Partizani me 35 dhe Tirana e Vllaznia me 29. Deri në këtë fazë janë këto katër skuadra që nëse mbyllej kampionati do luftonin në "Final 4" për trofeun e kampionit në Superligë. Erzeni, Kukësi dhe Teuta në fund.
Superliga, java 19-të:
E premte
17:00 Dinamo 2-3 Tirana
E shtunë
13:30 Egnatia 1-0 Skënderbeu
17:00 Partizani 1-0 Teuta
E dielë
13:30 Laçi 0-0 Erzeni
17:00 Vllaznia 1-0 Kukësi
Renditja:
Pas humbjes 1-0 nga Vllaznia në Shkodër, Kukësi ka mbetur pa trajner. Të ndodhur në vendin e parafundit me 19 pikë, trajneri Stavri Nica ka dhënë doreheqjen nga verilindorët. Nica u largua nga Laçi në fillim të sezonit dhe më pas kaloi te Kukësi pas javës së tretë.
vllaznia.jpg" />
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia mposhti 1-0 Kukësin. Sfida e javës së 19-të në Superligë u vendos që në minutën e parë, përkatësisht pas 54 sekondave lojë. Një pasim i gjatë nga rreth 60 metra nxorri Ildi Grudën të vetëm përballë Tafas, me sulmuesin që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Kukësi pati shansin e artë në fundin e pjesës së parë nga penalltia, por Atdhe Rashiti tentoi "panenkën" dhe e nxorri sferën jashtë. Penalltia për verilindorët u akordua pas konsultës me VAR. Pas humbjes 1-0 nga Vllaznia në Shkodër, Kukësi ka mbetur pa trajner. Të ndodhur në vendin e parafundit me 19 pikë, trajneri Stavri Nica ka dhënë doreheqjen nga verilindorët. Nica u largua nga Laçi në fillim të sezonit dhe më pas kaloi te Kukësi pas javës së tretë.
Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi dhe me 29 pikë (sa Tirana) mban pozitën e katërt në tabelë. Kukësi ka nëntë ndeshje pa fitore dhe me 19 pikë mban vendin e parafundit, duke qenë në krizë.