“Zana Mendjelehtë" është premiera për fëmijë që u ngjit në skenë në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës e cila do të përfaqësojë qytetin verilindor në Festivalin Kombëtar të Teatrove ,“Një Mbi Një Dritaret” në Berat.
Në rolet e zanës së malit, ajrit e ujit, mbretëreshës dhe magjistarit Damian aktorët e vegjël të Teatrit të Kukullave të Qendrës Kulturore i bënë për vete fëmijët e kopshteve të qytetit që mbushen sallën e të pallatit të kulturës.
'Kam disa emocione të papërshkrueshme, ngaqë jam dhe shumë e lumtur që kam marrë pjesë në një shfaqje teatrale.'- u shpreh aktor.
'Unë kam rolin e Zanës së ujit, quhem Zanës e Vesës. Është një rol i cili më përshtatet dhe ishte shumë e lehtë për të mësuar me ndihmën e mësueses!'- tha një nga aktorët e vegjël.
“Jam në rolin kryesor të Zanës së flakës dhe ka më shumë pjesë nga të gjitha. Kemi arritur ta mësojmë shumë lehtë pasi kemi patur një mësuese shumë të përkushtuar. Mesazhi që përcjell shfaqja që kurrë nuk duhet të biem pre e të tjerëve apo të dukemi më tepër se shoqet e tjera”, shprehet një vajzë tjetër .
Për përgjegjësen e Teatrit të Kukullave për fëmijë, Arjeta Rexhepi evente te tilla janë një mundësi për të nxitur tek fëmijët dashurinë për artin krijues dhe kulturën.
“Është hera e dytë që marrim pjesë në Berat , tek Festivali i “Një mbi një dritareve” në Berat. Vjet jemi vlerësuar me dy çmime. Sivjet shpresojmë të marrim serish çmim”- tha Arjeta Rexhepi, Përgjegjëse e Teatri të Kukullave për Fëmijë.
Festivalin Kombëtar i Teatrit për fëmijë “Një Mbi Një Dritaret” është evenimenti që bënë bashkë fëmijët e të gjithë qyteteve të Shqipërisë të moshave nga 8 deri në 16 vjeç i cili do të zhvillohet në qytetin e Beratit, në javën e fundit të qershorit.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
66.4%
-
Vata i BF
24%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 250
Lajme të tjera
-
Plagosi me thikë një 28-vjeçar në Kukës, identifikohet autori! Policia në kërkim të tij
23 Shtator, 15:18
-
Pamje mahnitëse! Kopetë e kuajve ‘pushtojnë’ majat e maleve të trekëndeshit kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut
23 Shtator, 12:46
-
Të dielën zgjedhjet në Kukës, KQZ dërgon materialet zgjedhore
22 Shtator, 14:00
-
Zgjedhjet në Kukës, Manja: Të dielën korrim fitoren, Emiratet gati të financojnë turizmin malor në Shishtavec! Opozita: Kriminel elektoral
21 Shtator, 13:27
-
Merrnin para për leje ndërtimi e bënin favorizime, SPAK kërkon 13 vite burg për 3 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësuesit e firmës private
20 Shtator, 14:28
-
Shtëpia e barit në Dimal, Frederik Borova rikthehet për rivlerësim e masës së sigurisë! Gjykata e lë sërish ‘burg me afat 30-ditë’, pritet akti i ekspertimit psikiatrik për të
20 Shtator, 13:00
-
Foltores së Berishës nuk ia zgjidh dot hallin Gazi dhe Kukësi, por Washingtoni dhe SPAK!
19 Shtator, 18:34
-
Bardhi takim me deputetët e Berishës në Kukës: Do kërkojmë ringritjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’! ‘Heq’ Alibeajn, vendos nënkryetarin e Rithemelimit (EMRAT)
19 Shtator, 13:03
-
Zgjedhjet në Kukës, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik! rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote
19 Shtator, 12:16
-
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla nga Kukësi: Problematika e lëndëve narkotike në shkolla një sfidë që do ta fitojmë
19 Shtator, 08:28
-
VIDEO/ Kukësi 'në tapet' dhe zero pikë në Superligë, Tirana fiton 1-2 në transfertë
18 Shtator, 17:57
-
‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale
18 Shtator, 17:26