Kukësi ka marrë fitoren e dytë radhazi në Superligë duke lënë disi pas ecurinë prej katër humbjesh. Verilindorët për llogari të javës së 16 kanë mposhtur 2-1 me përmbysje Bylisin në Elbasan Arena. Golat për ekipin e drejtuar nga Hallaci u realizuan nga Ibrahimi dhe Eze.
Sakaq ndeshja tjetër e orës 13:45 mes Skënderbeut dhe Apolonisë është mbyllur me shifrat 1-1. Në përballjen e mbijetesës të parët realizuan korçarët me Meksin, ndërsa fierakët barazuan me Gjatën.

Komento
Komente

