Kukësi do të presë ditën e nesërme në “Kukës Arena” skuadrën e Egnatias për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Kjo përballje do të startojë duke nisur që nga ora 16:00, me dy ekipet që do të kërkojnë 3 pikët e para në këtë sezon.
Verilindorët pas humbjes me Vllazninë do të tentojnë vetëm fitoren në shtëpi. Gjithsesi klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve në shtëpi për të përkrahur lojtarët në fushën e lojës.
Për këtë ndeshje janë bërë publike edhe çmimet e biletave, ku çmimet variojnë nga 200 lekë deri në 2000 lekë.