Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri Skënder Gega ditën e sotme. Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi ishte i pranishëm në prezantim, teksa trajneri Gega iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Në lidhje me pozicionin e ri ai shprehet se ishte dëshirë e përbashkët dhe se është gati për këtë sfidë.
"Kam biseduar dy herë me Kukësin dhe dëshira ka qenë e përbashkët. Jam gati për këtë sfidë, nuk kam premtuar asgjë. Kontrata është njëvjeçare. Është sfidë nuk kam frikë. Futboll është, do të bëjmë më të mirën që dimë, nëse nuk ia dalim, do të shikojmë më pas. Do të shikojmë ndeshjet e Europës. Të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pse jo të kalojmë turin. Janë larguar disa lojtarë, edhe klubi besoj se i ka vlerësuar për bashkëpunimin. Dua të shikoj përpara, nuk kemi shumë hapësira të mëdha, do t’i mbulojmë ato pak hapësira që kanë mbetur. E keni parë vetë, Kukësi ka punuar mirë, ka kualitete, po të shikojmë me qetësi. Asnjë person që është nën kontratë në kampionatin tonë, kurrë se kam çuar në mendje ta kontaktojë", tha Gega.
Gega thotë se i gjithë ekipi bashkë me të do të punojnë fort e do ti shohin gjërat me optimizëm dhe ngadalë.
"Për kontratën time të flasim pas një viti. Nga paraqitja e një viti me Partizanin me Mariborin kam mësuar shumë. Championsi dhe Liga e Europës të japin leksion tjetër. Jam më optimist se ekipi është më i konsoliduar sesa Partizani vjet. Do të punojmë fort, nuk mund të planifikojmë sot. T’i shohim gjërat me optimizëm dhe avash avash. Të jem i sinqertë. Kukësi ishte afër për të dalë kampion, është i rëndësishëm. Futbolli në Shqipëri këtë vit, nuk ka ndodhur më para, është aktivizimi i moshave të reja. Është gjë pozitive që prodhimi jonë po promovohet. Klubi do angazhohet për bllokimin e merkatos. Unë jam teknik dhe nuk merrem me të tilla çështje, por jam i sigurt se nuk do ketë bllokim dhe ta shohim situatën me optimizëm", tha trajneri i ri i Kukësit.
Trajneri shprehet se Kukësi ishte rival i Tiranës, që doli kampion me meritë dhe se do të bëjë të pamundurën që gjërat të shkojnë sa më mirë.
"Nuk kam preferenca për emrat, shoh vetëm anën teknike. Po punojmë me drejtorin Nexhipi dhe do vijnë lojtarë, por për momentin nuk mund të bëjmë asgjë publike. Jemi në bisedime, po shohim edhe në kampionatin shqiptar. Asnjëherë nuk do të shohim lojtarë që janë nën kontratë. Lojtarët do vijnë me aprovimin tim. Kukësi ka kualitet dhe nuk është e thënë të shoh nga Partizani, pse i kam drejtuar më parë. Sfida jonë është në stërvitje, duhet parë gjithçka me optimizëm. Kukësi ishte rival i Tiranës, që doli kampion me meritë. Sivjet kanë luajtur të rinj në disa ekipe, diçka e mirë. Është pozitive që po luajnë të rinj, kurse 'Air Albania' i ka dhënë një imazh të ri futbollit shqiptar. Dështimi i këtij sezoni? Nuk më takon ta bëj unë analizën, por diçka ka munguar. Do i pyes lojtarët, do flas me ta. Po shohim edhe te moshat. Jam ambicioz dhe do bëj të pamundurën që gjërat të shkojnë sa më mirë. Kam besim se së bashku do i arrijmë objektivat”, deklaroi Gega.
Tani me ardhjen e tropojanit Gega ne drejtim te ekipit te futbollit, Kukesi duhet te pranoi qe as qark nuk mund te quhet pa Tropojen...Suksese ekipit te Gjicit dhe trajnerit Skender Gega!!
Përgjigju