Reshje të dendura shiu kanë përfshirë qarkun e Kukësit këtë mbrëmje duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të lagështisë në rrugë. Report Tv mëson se shirat e dendur kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave dhe gurëve në rrugën nacionale, Kukës- Shishtavec, por nga informacionet e marra nga Shtabi i Emergjencave të gjitha rrugët janë të kalueshme pa probleme pasi është bërë pastrimi i tyre. Është punuar  për pastrimin e inerteve duke mos sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këto akse.


Lajmi kryesor:

Nisin reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje gurësh dhe dherash në Kukës, problematike situata dhe në Fushë-Krujë (VIDEO)