Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera

Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera

Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37% të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.

Shembulli më ilustrues është qarku i Kukësit.

INSTAT raportoi se gjatë vitit 2020 në qarkun e Kukësit nga totali i të punësuarve, 71% e tyre punonin në bujqësi. Por në të njëjtin vit toka e mbjellë në Kukës zinte vetëm 2% të sipërfaqes kombëtare.

Në të gjithë Shqipërinë ishin të mbjella 421 mijë hektarë tokë në vitin 2020 sipas INSTAT, ndërsa në Kukës ishin të mbjella vetëm 11, 800 hektarë, ose 2.8 për qind e sipërfaqes totale.

Në të kundërt qarku i Fierit i cili zotëron 20% të sipërfaqes së mbjellë në rang kombëtar ka të angazhuar në sektorin bujqësor rreth 60 për qind te të punësuarve.

Analiza e punësimit sipas veprimtarive ekonomike tregon se shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarve, 43,5% dhe 36,1% përkatësisht më 2020, ndërsa të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 20,5%.

Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në shërbime (66,3%) dhe me përqindjen më të ulët të punonjësve në bujqësi (7,3%).

Qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në industri është Durrësi (35,4%), ndërsa qarku i Kukësit ka përqindjen më të ulët të punonjësve në këtë sektor (6,8%).

Kukësi është, në të njëjtën kohë, qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në bujqësi (71,8%) dhe me nivelin më të ulët të punonjësve në shërbime (20,6%).

Qarqet me përqindjen më të lartë të sipërfaqes së mbjellë, për vitin 2020, janë Fieri me 20,7%, pasuar nga Elbasani me 11,6% dhe Korça me 10,9%.

Qarqet me përqindjen më të ulët të sipërfaqes së mbjellë të bimëve të arave janë Gjirokastra me 4,6% dhe Kukësi me 2,8%.

Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore në vend u arrit në qarkun Korçë me (82,0 mijë tonë), pasuar nga qarku Elbasan (38,5 mijë tonë) dhe qarku Fier (33,8 mijë tonë).

Qarqet me prodhimin më të ulët janë Kukësi me (8,8 mijë tonë), Lezha (7,8 mijë tonë) dhe Gjirokastra (3,6 mijë tonë). Në prodhimin gjithsej të pemëve frutore peshën më të madhe e zë molla me 37,3%, kumbulla me 15,2%, fiqtë me 8,0%, qershia me 7,5% dhe pjeshka me 7,4%.

Gjithashtu qarqet me prodhimin më të lartë të mishit janë Fieri me 20,3% dhe Vlora me 13,9%, ndërsa qarku me prodhimin më të ulët është Kukësi me 3,3%./Monitor

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen