Kukësi ka marrë një fitore shumë të vyer me shifrat 1-0 kundër Laçit që e ka rikthyer edhe njëherë të luftojë për mbijetesë. Edhe pse vijojnë të fundit, verilindorët e drejtuar nga Bledar Devolli falë këtij 3 pikëshi me golin e Beshirajt mund të vijojnë të ëndërrojnë për qëndrimin në Superligë.
Ky sukses vjen pak ditë pas eliminimit të Partizanit në çerekfinalet e Kupës, ndërsa të martën verilindorët do të njohin edhe kundërshtarët në raundin gjysmëfinal.
Më herët për javën e 27 të Superligës Tirana barazoi 1-1 me Egnatian, ndërsa Partizani fitoi 0-4 kundër Erzenit. Për shkak të kushteve atmosferike të rënduara, ndeshja e kësaj jave mes Dinamos dhe Teutës, e parashikuar të luhet këtë të hënë në Niko Dovana, është shtyrë për një ditë tjetër.