Kukësi shpallet kampion
i “Kupës Pavarësia” 

Kukësi shpallet kampion<br />i “Kupës Pavarësia” 
Kukësi bën për vete trofeun e "Kupës Pavarësia” në edicionin e 8-të të saj dhe i bën kështu një dhuratë të bukur mbështetësve në këto ditë festash.

Presidenti Gjici është parë mëse i kënaqur në përfundim të ndeshjes, saqë ka njoftuar se hyrja në stadium për ndeshjen mes Kukësit dhe Lacit për takimin e Superiores ditën e nesërme do të jetë falas.

Eventi i përvitshëm organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të festës së Pavarësisë, u organizua në një ditë të vetme në stadiumin "Selman Stermasi" në Tiranë, me pjesëmarrjen e skuadrave të "Otrant" e Ulqinit, "Shkëndija" e Tetovës, "Prishtina" dhe "Kukësi".

Në dy gjysmëfinalet e para Prishtina mposhti me rezultatin minimal 0-1 Otranton e Ulqinit ndërsa Kukësi mundi 1-3 ekipin e Shkëndisë së Tetovës.

Skuadra e Ernest Gjokës triumfoi në sfidën finale duke mposhtur Prishtinën me rezultatin 0-2 falë golave të realizuar nga Moriera dhe Lushtaku.

Për dy ekipet finaliste u shpërndanë medaljet, ndërsa u ndanë dhe tre çmime te tjera.

Lojtari më të mirë i turneut u shpall Gentrit Bejgolli i ekipit të Prishtinës ndërsa çmimi për skuadrën “Fair-Play” të këtij turneu i’u dha ekipit të Shkëndijës së Tetovës.


Redaksia Online
K.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve