Skënderbeu është skuadra që ka përqindjen më të lartë të seuksesit përsa i përket driblimeve që bëjnë futbollistët në Superligë. Në statistikat e publikuara nga FSHF klubi korçar është më i sakti në këtë aspekt, ndërsa ekipi që tenton më shumë driblimet është Kukësi.
Përsa i përket lojtarëve Albin Gashi i Kukësit që futet më shpesh më driblime. Ai tenton mesatarisht 8-9 driblime në ndeshje, por futbollisti më i saktë është Serxho Ujka i Bylisit.
Postimi i FSHF-së.
Sot kemi përzgjedhur të analizojmë statistikat e një aspekti shumë të rëndësishëm në një ndeshje. Një nga karakteristikat e lojës së skuadrave dhe lojtarëve më të rëndësishëm në futboll është të fitojnë duelet në fushë. Por ka trajnerë që i nxisin lojtarët e tyre të kërkojnë duelet dhe të tjerë që e kërkojnë më pak. Ka lojtarë që janë të mirë në duelet një për një, të cilët dinë të bëjnë diferencën në fushë, dhe të tjerë që nuk janë. Duke parë statistikat e Kategorisë Superiore, mund të vihen re disa karakteristika të veçanta nga ana e ekipeve shqiptare.