Skuadra e Kukësit po vijon përgatitjeve në Antalia. Ekipi nën drejtimin e stafi teknik ka zhvilluar në mëngjes seancën e forcës në palestër.
 
Lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur fizike, ndërsa pasdite ekipi është stërvitur në fushën e blertë.
 
Trajneri Ernest Gjoka duke shfrytëzuar edhe kushtet fantastike të kompleksit ka përgatitur një seancë me karakter teklniko-taktik. Të gjithë lojtarët i janë përgjigjur mjaft mirë programit stërvitor.
 
Skuadra e Kukësit do të zhvillojë sot ndeshjen miqësoren me ekipin e Instambul Bashekshirit.
 
Skuadra do të përballet me orën 19:00, sipas asaj lokale me kryesuesit e Turqisë. Këtë herë si kundërshtar do të gjejmë edhe ish-sulmuesin e Kukësit, Sokol Cikalleshi,trajneri flet per përgatitjet.


dy.b/shqiptarja.com