Kukësi zonë e gjelbër, shefja e epidemiologjisë: Nuk duhet të ulim vigjilencën

Qyteti i Kukësit ka dalë nga harta e kuqe e Covid-19. 18 rastet që prej 13 prillit tashmë janë shëruar plotësisht, por situata do të vijojë të monitorohet nga Njësia Vendore e Kujdesit  Shëndetësor Kukës, sipas së cilës nuk do të ulë vigjilencën. Shefja e epidemiologjisë Denisa Duraku, thotë se do të ndiqet hap pas hapi protokolli i pandemisë në gjurmimin e rasteve dhe kontakteve të mëparshme për ta mbajtur situatën nën kontroll.

"Ne nuk kemi asnjë rast me COVID-19. Deri në momentin që flasim nuk kemi referime për raste të reja. E kemi kaluar mirë situatën, por kjo s'do të thotë se do ta ulim vigjilencën. Ne jemi gjithë kohës duke bërë hetime epidimologjike. Të gjitha raste ndiqen hap pas hapi,"-shprehet Denisa Duraku, shefe e epidemiologjisë.

Ndërkohë  qytetarët kuksianë po përpiqen ti kthehen jetës normale por pa harruar zbatimin e rregullave të higjienës dhe distancimit fizik pavarësisht shërimit nga COVID-19.

"Është liruar tani, çfarë kishte për t'u bë është bërë. Tani jemi mirë. Edhe qeveria e bëri mirë, me masat. Duhet të vazhdojmë të mbrohemi e mos të takohemi gojë me gojë,"-shprehet një qytetar.

"Unë them se duhet të kemi akoma kujdes. Nuk duhet liruar qarkullimi,"-deklaron një tjetër qytetar.

Duhet të kemi prap vigjilencë për arsye se qytet e tjera nuk e kanë kaluar. Është një armik i padukshëm. Ne u ruajtëm dhe fatmirësisht nuk përfunduam si Italia,"-shprehet një tjetër qytetar.

Sakaq,pronarët e bareve dhe restoranteve po bëjnë përgatitjet për hapjen me 18 maj  në kushte të reja të sjelljes dhe shërbimit, si lyerjen,dezinfektimit dhe distanca e tavolinave 1 metër e elemente të tjerë mbrojtës. Ndryshe në qytetin e Kukësit sot nuk kanë qenë të shumtë pensionistët dhe prindërit me fëmijë të cilët dolën për shëtitje në fashën e lejuar të orarit. Edhe  qarkullimi i automjeteve ka qenë më i reduktuar në krahasim me ditët e kaluara ku ka qenë më I madh Kujtojmë. se rasti i parë në qytetin e  Kukësi u shfaq në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit e duke krijuar me pas zinxhirin e infektimeve me kolegët e tjerë dhe familjarët. Pjesë e këtij zinxhiri u bë edhe policia e shtetit në Kukës me 6 punonjës të saj, e të cilët fatmirësisht u shëruan.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit