Pa gola është mbyllur ndeshja e fundit e javës së 35-të të Superligës mes Kukësit dhe Skënderbeut. Dueli i luajtur në Elbasan Arena ka qenë ndeshja e rasteve të humbura por edhe sfida e dy portierëve që bënë pritje vendimtare.

Kukësi mban vendin e dytë me 63 pikë por sheh nga pas kërcënimin e Lacit që është vetëm dy pikë pas ndërsa Skënderbeu mbetet në vend të pestë. Verdiktet janë dhënë për këtë sezon me Tiranën kampione, Teutën dhe Laçin në Evropë. Partizani mbetet jashtë kompeticioneve evropiane ndërsa Vllaznia duhet të luajë ndeshje shtesë për të qëndruar në Superligë. Luftëtari dhe Flamurtari kishin renë prej kohësh ndërsa ngjiten në Superligë Apolonia dhe Kastrioti./Përgatiti Andi Kapxhiu