Kukësi-Vllaznia pa spektakël, trajneri i shkodranëve: 1 pikë ishte qëllimi, na pret një ndeshje e vështirë me Tiranën

Pritej një sfidë e ndezur, duke qenë se dy skuadrat ndanin vendin e tretë me pikë të barabarta, por Kukësi-Vllaznia është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Një rezultat që përligj atë që loja prodhoi, por te Vllaznia pohojnë se ky ishte qëllimi.

“Kishim shumë mungesa dhe luanim jashtë fushe. Qëllimi minimal ishte të merrnin një pikë në transfertë dhe për këtë ia dolëm. Nëse duam që të ngrihemi më lart në renditje duhet të luajmë më mirë në fazën sulmuese,"-deklaroi Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Javën e ardhshme shkodranët përballen me Tiranën kryesuese, në atë që cilësohet si derbi i Shqipërisë.

“Pikë së pari luajmë në shtëpi dhe do jetë një ndeshje tjetër. Kemi kohë për ta përgatitur, por pasi të rikuperohemi duhet të mendojmë me detaje për Tiranën pasi është një ndeshje shumë e fortë,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë

Pas 24 javësh kampionat si Kukësi dhe Vllaznia janë me kuotë të barbartë pikësh 39.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës