Kuksianët nuk ndalin dhunën, shqyejnë derën e KZAZ, djegin gomat dhe godasin me gurë FNSH-në (VIDEO)

Dhunë, përplasje dhe tension në Kukës. Militantë të PD-së kanë sulmuar KZAZ-në numër 11 në ambientet e një palestre duke shqyer me forcë derën, pas së cilës ndodheshin efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Me një kamionçinë dhe një kavo të lidhur në fund të saj, ata kanë tërhequr derën e palestër duke e shqyer.

Ndërkohë, të tjerë militantë, por edhe zyrtarë të Bashkisë së Kukësit, mes të cilëve edhe Policia bashkiake, kanë qëlluar me gurë ndaj derës së KZAZ-së duke rrezikuar edhe efektivët e FNSH-së.

Më herët ata dogjën para KZAZ-së goma makinash.

 


Lajmi kryesor:

Sulmet ndaj KZAZ-ve/ Ja sa persona mbetën të plagosur


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë