Tropojë/ Sherri me thika në lokal, 24 vjeçari vdes në spital! I vëllai dhe një tjetër në spital! Në kërkim autori, në pranga 5 shokët e tij

Tropoje- Një viktimë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes me thika e sende të forta të ndodhur pasditen e djeshme (11 korrik 2024) në një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës në Tropojë.

Policia e Kukësit informoi se 24- vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në kërkim është shpallur autori Saimir Sadiku, ndërsa janë arrestuar 5 persona, shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj. 

Sipas gazetarit të Report Tv Benet Beqiri, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte banale të çastit, pasi personat që u përplasen në sherrin me thika mund të kenë qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Vrasja në Tropojë
Adrian Pepkolaj, 24 vjeç  - i vrarë 
Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, - i plagosur
Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç - i plagosur
Në kërkim 
Saimir Sadiku, 40 vjeç
U arrestuan  
Andrin Qehaja, 39 vjeç akuzohet për "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Moskallëzim të krimit"
Xhevolin Macaj, 31 vjeç  akuzohet për "Moskallëzim të krimit"
Altin Shpendi, 34 vjeç akuzohet për "Moskallëzim të krimit"
Anton Boçi, 29 vjeç akuzohet për "Moskallëzim të krimit"
Jetmir Kuraj, 34 vjeç akuzohet për "Moskallëzim të krimit"

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi Saimir Sadiku, 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit Valentin Pepkolaj, shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit: Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Moskallëzimi i krimit"; -Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit"; -Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit"; -Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit"; -Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", njoftoi policia.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pse: 12/07/2024 12:54

    Pse more djem jeni te gjithe miq shoke , shqiptar me kete ritem nuk kemi per te fituar asnje gje nese grindemi njeri me tjetrin! Me paqe dhe llogjike jo me Sherr me shpejtesi me makine me jahte se keshtu do mbetet Shqiperia. 500mije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë