Kuleba: Do të jetë një vjeshtë e vështirë për Ukrainën

Kuleba: Do të jetë një vjeshtë e vështirë për Ukrainën

1691828241_1.jpg

Ukrainës do t'i duhet të përballet me një vjeshtë të vështirë, sepse zërat për nevojën që Kievi të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë dhe të përfundojë një marrëveshje paqeje janë gjithnjë e më këmbëngulëse, tha ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba.

"Do të jetë një sezon politik shumë i vështirë, i paralajmëroj të gjithë. Ne do të fitojmë përsëri në të gjitha frontet, por do të jetë një vjeshtë e vështirë. Të gjitha këto zëra që kanë filluar të dëgjohen në vende të ndryshme të botës kanë të bëjnë me “probleme", që do të thotë se duhen negociatat. Këto zëra po bëhen gjithnjë e më të forta. Ne do të bëjmë gjithçka në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit penal për të siguruar që këto zëra të shuhen", tha Kuleba.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina godet me tre raketa urën e Krimesë! Moska: Ne do të përgjigjemi


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja