Sali Berisha kishte premtuar kohë më parë në një intervistë,se kullën e rrënuar nga lufta e fundit në Kosovë,do ta ngrinte nga themelet në fshatin e tij të lindjes,Viçidol.Kulla e përfolur shumë,sidomos gjatë kohës që strehonte luftëtarët e UÇK-së,tashmë është ngritur nga themelet,duke zbatuar edhe një postulat domethënës të popullit,se mos prit të kesh hajr nga ai që len gërmallë shtëpinë e tij.

Berisha është larguar prej kullës trekatëshe që në moshën 14-vjeçare,kur filloi mësimet në shkollën e mesme në Politeknikumin Mjekësor Tiranë.Vizitat e tij në vendlindje kanë qënë të rralla jo vetëm gjatë viteve të pluralizimit,kur  ai “braktisi” profesionin e kardilogut për t’u marrë me politikë e në postet më të larta të drejtimit dhe qeverisjes së shtetit,por edhe më heret,ndonëse asnjë here në biseda,intervista e kujtonte me nostalgji vendlindjen dhe kullën e të parëve të tij.Vizitat jot ë shpeshta ishin vetëm  për arsye të angazhimeve të mëdha në profesionin e tij dhe në politikë,siç shprehej ai. Ndërkohë që kanë qenë më të shpeshta vizitat e bashkëshortes së tij, Lirisë dhe fëmijëve, Argitës dhe Shkëlzenit.
kulla me logo 2

Por mungesa e banorëve të përhershëm në atë shtëpi tradite ka bërë që muret e gurtë të ndjenin përherë e më shumë peshën e viteve.
Gjatë vitit 1999 ajo ndërtesë u kthye në një bazë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke rifituar disi gjallërimin e dikurshëm. Lejen për përdorimin e saj e dha vetë Berisha që në atë kohë ishte kryetar i Partisë Demokratike në opozitë. Për muaj me radhë ajo u përdor nga ushtarët e UÇK-së por më pas genocidi serb u shtri edhe në territorin shqiptar dhe pranë kullës së gurtë, 100-vjeçare. Vetë Berisha ka deklaruar herë pas here se kullën e kanë shkatërruar predhat e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Kosovës. “Është dëmtuar sepse në luftën me Kosovën ata e kanë gjuajtur me mortaja 127 mm të cilat i ranë afër”,  ka pohuar ai.
 Para dy vjetësh Berisha  vendosi të rikthehet në rrënjët e tij duke rindërtuar shtëpinë e vjetër ku ka lindur dhe ku kanë jetuar prindërit e tij,pra kulla e Zeqir Halilit në Viçidol të Tropojës  të ringrihet.

Tashmë kulla ka përfunduar sipas projektit duke ruajtur traditën e kullës së vjetër,nga një skuadër e specializuar për ndërtimin e kullave me specialistë  nga Kosova.
Tashmë kulla ka përfunduar ,e madje edhe  në rrjetet sociale  është ngritur  edhe  një grup i  hapur titulluar “Kulla e Sali Berishës”.Ja si shprehen disa prej adhuruesve të këtij grupi,në të cilin  deri më tani janë anëtarësuar me qindra  anëtarë dhe çdo ditë shtohet numri i tyre:

kulla me logo 1

“Kjo kullë jo vetëm që mbart vlera historike të traditës së trevës të Malësisë së Gjakovës,
por është simboli dhe epiqendra e mobilizimit ushtarak
ëe UÇK-së në  luftën epokale ndaj pushtuesve barbar çetnik.”
 
“Në këtë kullë janë rritur e kanë jetuar  burra,si Zeqir Halili,një burrë me zë,ku ia la amanet nipit të tij,Sali Berishës,ku emri dhe puna e tij të shndrit në çdo vend.”

“ Në kullën e Sali Berishës  kanë qëndruar shumë luftëtarë të hershëm e të rinj të kombit shqiptar,si motorri i luftës së fundit,tigri Fadil Nimani i Rrafshit ë Dukagjinit,së bashku me  Agim Zenelin.Kjo kullë ka kujtime të paharruara të historisë së lavdishme të kombit.”
Gjon Neçaj