‘Kulla e radhës dhe mullari i baltës’ komenti i Edi Ramës për ‘Malin e Tiranës’

‘Kulla e radhës dhe mullari i baltës’ komenti i Edi Ramës për ‘Malin e Tiranës’

Edi Rama dhe kulla 'Mali i Tiranës'

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me debatin për ndërtimin e godinës 65 katëshe pas Teatrit të Operas dhe Baletit e quajtur “Mali i Tiranës” .

Shkrimi i plotë

Gati një vit më parë u organizua një konkurs ndërkombëtar, ku një juri ndërkombëtare që në shumicë kishte arkitektë dhe ekspertë të mirënjohur nga disa vende të Europës, gjykoi me një debat skrupuloz në çdo detaj dhe mes pesë studiove të huaja, zgjodhi projektin e studios daneze CEBRA, për kullën që sot, një vit më pas është vendosur si një hu i sapogjetur në rrugë për mullarin e ri të baltës politiko - mediatike.

Projekti fitues nuk pati asnjë kontestim për t’u mbajtur shënim dhe u pasqyrua pëlqyeshëm jo vetëm (shumë çuditërisht) në mediat tona, po edhe (aspak çuditërisht) në disa media të specializuara ndërkombëtare për zhvillimet më të reja arkitektonike nëpër botë. Në grupin danez bënte pjesë edhe një arkitekt i ri shqiptar, me banim në Danimarkë. Në momentet e fitores së konkursit ai tha shprehimisht: Do t’u telefonoj tani prindërve të mi në Elbasan dhe do t’u them, para se të thoni herë tjetër që në Shqipëri nuk ia del dot askush pa miq e pa rryshfet, mos e harroni rastin tim e të kolegëve të mi danezë, që erdhëm pa njohur askënd dhe pa pikën e besimit se konkursi ishte real, por do të kthehemi në Danimarkë të lumturuar nga eksperienca fantastike që patëm me organizimin e me seriozitetin mbresëlënës të këtij konkursi.

Pas përgatitjes thuajse njëvjeçare të projektit ekzekutiv, ku është përfshirë edhe njëra nga kompanitë më të mëdha inxhinierike të botës, Arup, me eksperiencë 75 vjeçare, 18.000 inxhinjerë, dizajner, ekspertë e këshilltarë me aktivitet në 140 vende të botës, si edhe pas pagesës së taksës rreth 4 milionë € në Bashkinë e Tiranës, kompania në marrëveshje me pronarët e tokës, që zakonisht në Tiranë përfitojnë deri gjysmën e investimit, rrethoi truallin për të ngritur kantierin e ndërtimit.

Fillimisht një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste, u mblodh tek rrethimi i kantierit për të vënë kujën e tij karakteristike të kundërshtisë qorre, duke hedhur pjesën e vet të baltës rreth hurit të mullarit të ri, ku shumë shpejt nxituan të turren plot nga të zakonshmit e këtyre rasteve; ca të pagjumë nga drejtësia e re që po u rrethon trojet e xanuna të jetës së tyre publike pa atdhe, din e iman; ca të vrerosur nga dështimet e njëpasnjëshme të revolucioneve të dhunshme, që i plakën kanal më kanal e portal më portal, po s’erdhën kurrë; ca me vulë, ca pa vulë e ca me vulëasvulë, mes të cilëve edhe ndonjë derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë, njësoj si në çastin kur u zhduk nën jorgan në hyrje të verës së shkuar, plus ndonjë pinjoll i përcëlluar, si thëngjill ende i pazbuluar në nëntokat e xanuna, po edhe ndonjë tjetër akoma, pa lidhje fare me këta, që i’u turr projektit të kullës, si të ishte hartë e vjetër romake që të çon tek zbulimi i një thesari, krijuar këtë herë nga një konspiracion i madh financiar, me prapavijë konsensuale politike, i cili orkestrohet nga kush tjetër, përveçse nga unë dora vetë, që u hidhkërkam kocka kundërshtarëve nga frika se mos më kafshojnë me gojën e tyre të mosozotshme, ku thuajse s’ka mbetur asnjë dhëmb.

U hapën kështu thasët e baltës, marrë turravrap në krahë për të ngritur rreth hurit të gjetur mes vapës së gushtit mullarin e “grabitjes” së radhës, duke ushqyer dëgjues, lexues e thashethemues që kanë ende dëshirë e nge të përtypin baltë nga e thasëve të këtyre hamejve të së shkuarës dhe duke mbajtur kësisoj vetveten me gajretin e pavdekshëm të iluzionit të vjetër, se kështu do të rrëzojnë regjimin. Dhe u nakatosën bashkë me baltën e gërrgërrditësve të zakonshëm edhe kunja të vjetra, gozhda inatesh të pandryshkura, vida gjelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme dhe mullari u lartësua me shpejtësi, në pikën që u krahasua deri edhe me “djegësat” famëkëqinj apo u shikua si një i atillë katallan i zi, që mund edhe t’i linte vetë “djegësat” nën hijen e tij. U ngrit rrufe edhe padia e radhës për SPAK-un, e cila tanimë është bërë patatja dhe gjella e çdokujt që ka një gur për të hedhur, një dorë për të fshehur a një kunjë për të nxjerrë, duke e detyruar organin më të fuqishëm të akuzës në vend, që për shkak të një legjislacioni të mbingarkuar mbi shpinën e tij, të merret edhe me letrën e fundit anonime, ndërkohë që i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arsyeja pse po i shkruaj këto radhë nuk është, largqoftë, të merrem me tërë ata e ato, që gjetjen e hunjve dhe ngritjen e mullarëve të baltës e kanë si reaksion kimik të trurit ndaj absolutisht çdo vepre, që kjo qeveri e poshtër realizon në këtë vend. Fundja në 1 nga 100 hunj që ngulin arrinë të qëllojnë në shenjë dhe nuk është pak, po të llogarisësh se kanë 100 vjet që gjejnë e ngulin mesatarisht 1 hu çdo 3 ditë. Po duke e ndjekur nga larg ngritjen e këtij mullari balte të radhës dhe duke qenë personalisht i përfshirë në këtë “aferë” për shkak të detyrës e të pasionit tim për transformimin e Shqipërisë, nuk rrija dot pa ndarë me ata që kanë pasur ngenë e nervat të arrinë deri tek ky rresht i këtij çarçafi të gjatë, hallin tim përballë kësaj gjykate laramane të mbledhur kundër kullës së re, ku halli i një gjykatësi nuk i ngjan hallit të gjykatësit tjetër, ndërkohë që i imi nuk ka lidhje fare, po fare, me asnjë nga hallet e tyre.

Halli im këtu është fatmirësisht më i rëndi dhe më i thjeshti! Si të nxjerrim maksimumin e fuqisë rrezatuese dhe tërheqëse për Tiranën, duke realizuar një tjetër kullë ikonike, të cilën nuk e financon e as e ndërton shteti, po e mundëson marrëveshja krejt private mes pronarëve, investitorëve, arkitektëve e inxhinierëve, po ku, ama, autoriteti përkatës shtetëror ka jo vetëm detyrën që t’i hapë rrugë zhvillimit legjitim të një prone private, konform vizionit të zhvillimit të kryeqytetit, po edhe të drejtën të kërkojë nga zhvilluesit cilësinë më të lartë të mundshme arkitektonike e inxhinierike.

Po pse e mbaj unë këtë hall, për çfarë qëllimi tjetër përveç atij që sapo thashë?! Eh, ja këtu, mu këtu, halli im bëhet, fatkeqësisht, shumë thjeshtësisht i rëndë, sepse s’ka Zot apo më saktë, sepse përveç Zotit dhe atyre që më njohin sadopak nga afër, më është e pamundur, absolutisht e pamundur, t’ia rrëfej gjykatës laramane, po edhe ndjekësve të saj të etur për baltë, gjak e teori konspiracioni, se halli im nis e mbaron me realizimin sa më bukur të një vepre si kjo apo si çdonjëra nga kullat, ndërtesat, shkollat, spitalet, rrugët, bulevardet, muzetë e me radhë, që po e ndryshojnë këtë vend dita - ditës, po që nuk mjaftojnë e duhen bërë më shumë, më shumë, më shumë… E pamundur t’u shpjegosh atyre që kanë Zot paranë, që udhëhiqen në jetë nga urrejtja, që verbohen në gjykim nga xhelozia, që sundohen në veprim nga ndjenja të ulëta në emër të parimeve të larta apo që thjesht duan t’u dalë e tyrja edhe sikur të bëhet shkrumb e hi, lumturinë e krijimit, realizimit të një vepre që i shërben njerëzve, vendit, historisë së shkruar duke ndezur çdo ditë një dritë tjetër për ta bërë ditë natën e vjetër qindra vjet mbi këtë tokë të vogël shqiptare, në vend se të mallkosh përditë errësirën, pa të cilën lakuriqët e turlillojshëm të këtij vendi nuk e luajnë dot rolin e shqiponjave! E pamundur t’u tregosh se si nata bëhet më e shkurtër nga zgjatja e ëndrrave me sy hapur për veprat që i mbars pasioni, i ushqen dëshira për t’i lindur dhe i sjell në jetë e i zhvillon mundimi, shpeshherë i pashoq, në kapërcimin e dhjetë pengesave të parashikuara e nganjëherë, edhe e njëqind të tjerave të paparashikuara! E pamundur të ndash me ta dhimbjet torturuese të lindjes së një vepre mbi tokën e rrëshqitshme të “Shqipërisë që nuk bëhet” dhe çlirimin jetëzgjatës të kundrimit të saj, kur vepra ka hyrë në jetën e përditshme si një hallkë e re e zinxhirit të ëndrrës që vazhdon drejt dritës!…

Shqipëria sot është bërë lajmi i mirë, për shumëkënd befasues, i një destinacioni të ri në Mesdheun e peshqve më të mëdhenj të turizmit botëror, e kjo Shqipëri s’ka dalë nga deti, s’ka rënë as nga mali, se detet e malet aty ishin edhe kur këtu, turisti më europian vinte nga Gjakova a nga Tetova, po ka ardhur nga vite të tëra pune, Rilindjeje Urbane nga Vermoshi në Berat e Gjirokastër, në Lezhë, Durrës, Vlorë, Himarë e Sarandë, investimesh të mirëshënjestruara në infrastrukturë, aty ku janë çliruar potenciale të fjetura turistike, nga Thethi në Nivicë; agroturizmash që mbijnë përditë si këpurdhat në Shqipërinë rurale apo kantinash vere që tërheqin çdo vit e më shumë turistë deri në Mirditë e në Poliçan, falë mbështetjes me grante nga qeveria e Bashkimi Europian; parqesh arkeologjike e monumentesh kultura të rilindura në buzë të humnerës së zhdukjes përgjithmonë; investimesh gjithnjë e më cilësore private në industrinë e mikpritjes përgjatë bregdetit, nga Velipoja e deri në Ksamil, po edhe natyrisht, transformimit rrënjësor të zemrës së madhe të Shqipërisë, Tiranës, ku kullat e ngritura krahas mullarëve të baltës që shoqërojnë si hije vajtojcash të “këtij vendi që s’bëhet” ndërtimin e tyre, janë motorët e fuqishëm të ndryshimit, optimizmit, shpresës dhe ambicies për të ardhmen. I gjithë ky zhvillim që po e nxjerr përgjithnjë Shqipërinë nga cepi i errët i përbuzjes botërore në detin e hapur të jetës europiane, ku era e ndryshimit po sjell nga të katër anët numra marramendës turistësh të magjepsur prej këtij vendi që më në fund ka filluar të bëhet, ka patjetër edhe gabimet, deformimet, ekseset e veta, por s’ka mullar balte dhe gjyq qëllimesh që ia zeron dot përmasën historike, e cila është krijesë e pasionit dhe këmbënguljes së paepur, në një mjedis politik e mediatik të pushtuar nga ligësia e gjallesave të destinuara të harrohen, njësoj si balta pas shiut apo si mullarët e baltës pas ndërtimit të kullës së radhës.

Prandaj, teksa gjyqi inkuizicional i kullës më të re do të përmbushë edhe ai misionin e vet të mallkimit të vjetër të çdo gjëje të mirë që mbin në këtë tokë, kulla tjetër e radhës do të shfaqet me patjetër, si një tjetër fryt i pasionit dhe këmbënguljes për Shqipërinë, e për pasojë edhe si ftesë për një tjetër gjyq me mullarin përkatës të baltës së dalë nga thasët e aradhesë së bartësve të mallkimit, sepse mbase ky vend s’do shpëtojë kurrë nga ata që baltën e kanë bukën e gojës, po pa asnjë diskutim, as Tirana e as Shqipëria nuk kanë kohë për të humbur pas shekujsh zvarritjeje dhe as fëmijët e Shqipërisë nuk ia kanë borxh të nesërmen e tyre tufës laramane të atyre që vesi i vjetër i baltosjes me shkulm e zulm të çdo vepre a qoftë edhe vetëm qëllimi të mirë në këtë vend, do t’u dalë veç me shpirtin.

POST SCRIPTUM
Mbase kushedi ndonjëri ngrihet e thotë s’kemi gjë me kullën, po me këtë e atë që themi-thuhet-thanë- thonë-thomi-thumi se fshihen pas saj, prandaj po e përsëris se ky shkrim u bë për hallin e autorit, që për të tëra arsyet e thëna më lart e dëshiron me gjithsej ndërtimin e kullës së re. Të askujt tjetër.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashtruso: 12/08/2023 14:05

    O rrote kari rregullo kadastren se e ke fut ne kolaps vetem se do tja japesh Karcanajt.

    Përgjigju
  • Scutari: 12/08/2023 06:11

    Nuk je më i besueshëm për asgjë!

    Përgjigju
  • veri: 12/08/2023 04:13

    po cfare balte mor shkerdhate muti,,,ke shkatarruar cdo gje ne tirane,,,nuk ka nje lulishte ne tirane...ia mare frymen njerezve me pallate...

    Përgjigju
  • Shefqet Çela: 11/08/2023 22:54

    Kalova nga Sheshi qëndror. Më duket gjithmonë e më i vogël monumenti i Heroit tonë Kombëtar nga kullat përbindësha që e kanë rrethuar. Ajo copë lulishte, mbrapa TOB -it, po na lë shëndenë. Hoteli simbol, gjithashtu, po duket çikërrimë. Këtë fat do ketë edhe Pallati i Operas. Vajmedet!

    Përgjigju
  • Leda: 11/08/2023 21:46

    Nuk po ndalem tek ana estetike, se te kemi ty kryeestetistin “par excellence”! Por do te te pyesja dy gjera teknike: E para, 65 katet ne Tr mbi c’kritere antisizmike po ndertohen, pad termetit te fuqishem? E dyta, me rrjetin e shkarkimeve obsolet qe kemi, si eshte menduar? Apo te behet nje mullar tjeter… dhe ti e kupton me cfare… E treta, 65 kate te mbushura me zyra e apt, pra me njerez qe levizin me makina, ku do te qarkullojne e ku do te parkojne? E fundit, meqe hiqesh si ambjentalist i thekur, cilesine e ajrit ne ate zone, e ke marre parasysh?

    Përgjigju
  • Plasi korrupsioni: 11/08/2023 17:42

    Po del mbi tokë në forma monstruoze.

    Përgjigju
  • Mond: 11/08/2023 17:13

    Nje kryeministri i takon te beje deklarate vetem nje fjali ne te cilen te inkurajoje organet e drejtesise ti shkojne deri ne fund hetimit, cilido qofte rezultati final, por jo te bej ironira apo batuta!

    Përgjigju
  • Marlin: 11/08/2023 15:37

    O rama po vjen greku e po te ben presion per nje katunar si fred beluli qe na hiqet si grek. Ti merresh me Lulin Dhe me kullat.

    Përgjigju
  • Adrian: 11/08/2023 14:29

    Tendenca per te ngaterruar procesin e transparences se tenderiin te projektimit me dhenien e paligjeshme te Detyres se Projektimit eshte nje genjeshter publikisht e denueshme. Ne cilin plan urbanistik te zhvillimit u bazuar Detyra e Projektimit? A u konsultua ky projekt me qytetaret apo subjektet e interesuara? Kjo kulle bashke me zhvillimin kaotik te kryeqytetit do te jene jo vetem nje deshmi e mungeses se plote te kultures shtetformuese por edhe do ti kushtojne shtrenjte zhvillimit ekonomik te vendit. Shikoni me vemendje kullen prapa 15-kateshit. Nuk eshte thjesh e shemtuar prej ngjyrave por eshte edhe asimetrike (pjesa e mbetur pas dritareve ne krahun e majte eshte me e madhe se ne krahun e djathte) jashte çdo kriteri estetik dhe jo me arkitektonik. Deshmi e qarte e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Grupi: 11/08/2023 14:19

    Megjithese i duket vetja si Fan Noli dhe qe eshte kopja me e shemtuar e tij, vetem per nje gje nuk foli: A e keni verifikuar burimin e financimit te ketyre monstrave qe po mbijne si kerpudha ne qender te tiranes? E di cfare do te thote ndertimi i tyre me para te pista o ty qe mbeten duke te ngrene dardha mbrapa kurrizit?

    Përgjigju
  • Ndërtuesi: 11/08/2023 14:16

    Janë bashkë, edhe kullat i ndajnë mes vetes

    Përgjigju
  • Tini: 11/08/2023 14:10

    Jetoj ne nje kryeqytet ne Europe ku kullat behen ne periferi dhe duan nja 5 vjet kohe per leje etj. Ne Tirane, te gjithe keto kulla, kush do i banoje ? Me cfare te ardhurash behen? Nese nje studio daneze fiton, kush do ia paguaje honororaret? Po parqet? Kendet e lojrave ? Ku jane?

    Përgjigju
  • Ajer se plasem: 11/08/2023 14:04

    Na more frymen qe vdeksh ti dhe ata qe kane firmos per ate kulle. Hajde jeto ne Tirane o qelbesire dhe shikoje si je ne mes te kullave se per vete je mes pyllit te Surrelit

    Përgjigju
  • Hetemi: 11/08/2023 13:19

    Projekt perbindsh, i shemtute dhe me ato gjete jeshile pa lidhje. Ta shpif

    Përgjigju
  • Adi: 11/08/2023 13:09

    Ndertojeni diku tjeter, meqe e keni me aq l qef. Nuku shkon fare ne ate ven. Esht si te ndertosh prane kulles Eifel kulla te tjera te larta. Pronareve te truallit kompensojini me apartamente te kullave te tjera qe po ngrihen dhe lereni parkunnsic esht, Boll keni shkaterru te gjithe keto 30 vjet.

    Përgjigju
  • Roko: 11/08/2023 13:01

    Fiksa fare nuk eshte ashtu sic duket... dmth kulla ne .... por eshte sala

    Përgjigju
  • Meri: 11/08/2023 12:44

    "Gjithollogu" i shqipërisë,vetëm ky,kupton e di gjithëçka.Si nuk I vjen turp që,përbuz e offendono,të gjithë ata që mendojnë ndryshe.Ky sillet me shqipërin,sikur ta ket pronën e vet.

    Përgjigju
    • Cana: 11/08/2023 16:50

      ZRama,po ndërtonin pa kriter ???????? është vend sizmik ,flisni për malin e TR.Po malin e Dajtit që ja keni hequr pamjen ku për në TR ka qen dhe do jet bukuria sidomosy kur bie dëborë ,,,është një pamje fantastike ,,ju kopjoni Dubain TR nuk i reziston këtyre gradacelat e Njujorkut Ato nuk jan per banim po per zyra ,,,banka ej.

  • zeka: 11/08/2023 12:39

    Ka nji fabrik zorrsh n lezh qe na myt me ere te keqe pernate.shteti nuk nimon.pernate nga ora 10deri ne mjes kur njerzit jane ne gjum bahet ere tmerr djegsine sikur me ken mrena fushs meturinave ka djegen.e ka ni I rensishem e shteti sban sen.skena ku ankohna vec itu neper gazeta ishalla I shef kush

    Përgjigju
  • Luli: 11/08/2023 12:09

    Po keta ministrat qe po i kap te gjithe laku i SPAKut si do i justifikosh z kryeminister?Te gjithe dolen te korruptuar.Nuk ka nevoje te shkruaje PAMFLETI ne i shohim vete te gjitha strukturat dhe administratat e shtetit ne qytetet tona

    Përgjigju
  • Ogjigand: 11/08/2023 11:51

    Po mullarin e korrupsionit, apo lere ce deshe?

    Përgjigju
  • Ring: 11/08/2023 11:47

    Shkrimi me i dobet i tij keto 10 vitet e fundit. Nuk e di kush i tha ta bente apo e beri me koken e vet pa menduar si zakonisht i ben gjerat. Nuk ngjit ne opinionin publick dhe nuk mbulohet Mali I Tiranes se Saliut dhe djalit te tij me estetiken dhe arkitektin. Tani ka ngel te besh nje opinion me Fevziun ne kete vape dhe llogje 2 ore per estetiken e Tiranes turistike.

    Përgjigju
  • Hasani: 11/08/2023 11:35

    Nuk jam per ate qe mos te ndertohet sepse ndertimi hap vende pune zhvillon ekonomine, por jo te prishesh nje park ku rrine njerezit ku lodrojne femijet,ne vend qe te ndertohet nje kend lojrash per femije pikerisht ne vendin ku do te ngrihet kulla

    Përgjigju
  • aman an: 11/08/2023 11:20

    Si ka mundesi ky bosi mbreti i vendit vetem shkruan e poston dhe nuk pranon komente me pas??!!Populli nuk eshte dakort me keto ndertime kullash dhe shkaterrimin e gjelberimit.Del pyetja e rradhes mor aga kush blen apartamente ne keto kulla se une dhe ata banore te Durresit qe u demtuam nga termeti dhe akoma sjemi futur ne banesat tona nuk blejme dot as diku tjeter shtepi te lire se ne kulla as t afrohemi smundemi??As nje cift i ri te krijoj familjen nuk blen dot aty,as prinderit tane qe punuan nje jete e kane pensione nuk blejne dot nje apartament ne kullat tuaja me tere ate staf te huaj qe erdhen tna ndricojne !!Pra shume thjesht jeni ju qe na vidhni e jetoni si pashallare bashke me kelyshet tuaj.

    Përgjigju
  • Rimi: 11/08/2023 11:19

    Ju lutem qerasini cunat dhe gocat ketu posht me nanje sufllaqe doppio pite, mish,patate dhe salce kosi. E kane merituar. A mortja tju haje

    Përgjigju
  • Gjergj: 11/08/2023 11:18

    Kulla, si shenjè e zhvillimit tè kryeqytetit. z.kryeministèr. Unè jam banues i kètij qyteti tè pèrdhunuar nga vendimet e marra nè favor tè QIMEVE tè ndryshèm, ku 20% e shumès, dègjoheshe poshtè e pèrpjetè, se kalonte nè derèn e asaj zyre ku vendosej pèr lejen e ndèrtimit. Pasojat e kèsaj barbarie urbane, i ndjejmè sot tè gjithè nè Tiranè. Pallate mbas pallatesh,,,,pa asnjè kontroll teknik, pa asnjè vènd parkimi, deri edhe pa asnjè mundèsi pèr zjarrfikèsit, pèr tè ndèrhyrè nè rast nevoje apo rreziku. Ujè tè pijshèm, kjo Tiranè, nuk ka. Ka pensionistè,,shumè pensionistè, qè jetojnè me 100 mijè lekè tè vjetra,,,,nè njè realitet çmimesh, ku edhe buka e thatè, nuk sigurohet dot me ato tè ardhura. Ju, flisni pèr kulla. Shqiptarèt, nuk blejnè dot bukè dhe ilaçe. Diskursi dhe busulla juaj z.kryeministèr, nuk ka lidhje shumè, me realitetin e zymtè qè pèrjetojnè familjet shqiptare. Njè 10% e kèsaj shoqèrie tè pèrçudnuar shqiptare, jeton nè njè botè èndèrrash dhe fluturimesh, natyrisht paguar me taksat e 90% qè nuk kanè asnjè shans tè ndikojnè nè vendimmarrje. Kulla? Jo faleminderit. Bukè dhe ilaçe pèr pensionistè dhe ndihmè pèr familjet shqiptare,,,PO.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 11/08/2023 11:16

    Ja dhe shpjegimi KM E.Rama për kullën 68 kate që u bë moll sherri midis të Paudhëve,Shpifjeve,Të papunëve,Hajdutëve,Vrasësve..!OK E.Rama. -Nëse ndonjë Salist, Bashist,Likesist..ka dyshime se kulla bëhet me PARA TË PISTA nga Politikan bosa.. ndaj është krijuar SPAK dhe jo për ARKA PESHKU NË DET E PA DESTINACOON..! -NE duam që të mos ket të korruptuar në radhët e Qeverisë së PS,siç akuzojnë të akuzuarit për Korrupsion madhor non grata,etj, që nga 1992. -SPAK të dali nga KOMA dhe të sekuestroi padurinë e tepërt të korruptuarve që nga 1992.

    Përgjigju
  • M.brace: 11/08/2023 10:57

    Kjo kulle do na nxerre nga skllaveria .Bravo Bos

    Përgjigju
  • Jona: 11/08/2023 10:20

    Ky projekt do sjelle shume zhvillim ne vendin tone

    Përgjigju
    • Jona Sokol: 11/08/2023 23:15

      Besoj ti Jona me Sokolin sapo keni mbaruar sufllaqen dopio pite e plus te tjerat me shumice. Nje big up per Ju te madhe.

  • Sokol: 11/08/2023 10:15

    Nje kulle e cila do te sjelli zhvillim ne vendin tone! Gjithashtu nje projekt tej mase modern i nje standarti europian! Investim i cili do tja vlej.

    Përgjigju
    • Ema: 12/08/2023 18:00

      Eme te lumte goja keshtu patronazhist Bravo keshtu ju do shefi se ndryshe jau pret ate kafshore qe ju jep se dardha ska shanse te hani dardhat jane vetem per shefin

    • Era: 12/08/2023 17:57

      È ty te lumte goja Bravo shoku patronazhist keshtu ju do shefi e meritoni ate roge te qelbur qe merni se dardha skini surat te hani ju se dardhat I pelkejne shume shefit

  • Samuel: 11/08/2023 10:14

    Se shumica nuk e kuptojne, qe kjo kulle do te jete nje nga pikat kryesore e zhvillimit te kryeqytetit dhe githe Shqiperise. Nje projekt i cili do sjelli rritje ekonomike, turizem etj etj. Bravo Rama !!

    Përgjigju
    • ha ha: 11/08/2023 14:43

      o samuel, po si e doje sufllaqen ti o xhan

    • @Or tej.: 11/08/2023 11:27

      Humorist fshati, tè kemi ty. Ata qè mendojnè se je njè pervers kot, njè rrotè k..., "e kanè gabim".

    • Or tej: 11/08/2023 10:47

      Pas bunkartit do vijne nga e gjithe bota per te pare "Mallin e Tiranes" or teeeejjjjj

  • Mira: 11/08/2023 10:07

    Mire malit ju gjet zgjidhja po ministrave te korruptursi do u veje halli

    Përgjigju
  • I am: 11/08/2023 10:04

    Non grada eshte koka e mafies ne Shqiperi dhe po nderton me te birin kullen ne Tiranes.. Pas asaj tek diga e liqenit dhe plot te tjera komplekse. Syt i nga selia e PDs per te bere nje tjeter kulle. Nuk jane te gjithe si idiotet e Saliut qe bejne protesta e rrihen me njeri tjetrin qe djali i Saliut te pastroj me shume para. Kulla eshte prova qe i kerkohet Amerikes.. Ne mes te Tiranes.

    Përgjigju
    • ha ha: 11/08/2023 14:42

      Qenke nje rroçke kandari ti bre lalke

  • Honi: 11/08/2023 10:04

    Te rroje partia, te rroni ju, pa ne, ne do ikim. Ta gezoni betonin.

    Përgjigju
  • Or tej: 11/08/2023 10:03

    Sa me shume beton albanistanit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Go West: 11/08/2023 09:54

    I qarte komenti, por nuk kuptoj pse kaq i bezdisur nga shtypi! Pushteti e ka per detyre te suportoje qortimet. Pema me kokra qellohet-thote populli. Ne se mundet t'ju pyes: Komuniteti ku jepni leje te ndertohen keto Kulla eshte pyetur? Njerezit banojne aty, kane investuar gjithçka dhe sot nuk gjejne rruge te kalojne dhe vend ku te parkohen. Befas nje "Piramide" tjeter. Druaj, une qofsha i gabuar zoti Rama, se ne rrugen per te "mbetur ne histori", per tu bere nje sulltan, perandor apo faron, nuk po shikon ke shkel me kembe. Nuk do t'ja dish per pensionista, komunitete, njerez qe hyjne e nuk dalin dot nga shtepite tyre. Kullat, "Investitoret strategjike", kocerinat Ministre qe rrine sus para "sheikut", keto te fusin ne histori. Ok! Po e majta, ku eshte ketu? Ps. Modelet e Dubait e te sheikeve ne pergjithesi, nga kendi im i shikimit, jane çifliqe skllavopronaresh te cilat nuk do ti doja kurre te aplikohen te ne dhe jam i bindur qe krejt Bota shqiptare do ti refuzoje. Shqiptaret, pertej difekteve, historikisht kane jetuar si njerez te lire.

    Përgjigju
    • Lexues: 11/08/2023 11:39

      Nuk ka nevoje te pyetet komuniteti sepse sulltani i di gjerat me mire se sovrani. Sulltani vendos qe ketu do hiqet parku dhe do behet kulle. Konkursi nderkombetar vendos llojin e kulles qe do behet. “Investitoret” percaktojne sasine e parave qe do lahen-shplahen. Sidoqofte, rendesi ka qe ne Republiken e Shqiperise sovran eshte populli ;)

  • Balta: 11/08/2023 09:42

    Spo na rruhet per kullat , le ti bejne dhe 100 kate Por problemi qendron te marrja e masave dhe bllokimi rrugeve Se do na plasin shpirtin moterqirat nja 3-4 vjet me tulla llaç e balte E bllokim rrugesh.. do behet kaos trafik se ske nga kalon!!! Popull bq paska qene nuk ngrihet per asgje...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 11/08/2023 09:40

    O edvin kryeministri shkrimi dhe argumentat e tua mbi 80% e popullit i percepton si "KULLA E RADHËS DHE MULLARI I KORRUPSIONIT"

    Përgjigju
  • gjon gjini: 11/08/2023 09:15

    Ndertuesit e kullave, resorteve dhe beton derdhesit e tjere nuk duhet te jene ne listen e invesitoreve strategjik. Vendosni ne listen e investitoreve strategjike perpunuesit a produkteve qe nxirrent nga nentoka dhe mbitoka....

    Përgjigju
  • vlonjati: 11/08/2023 09:09

    Nuk e kuptoj çfare presin Merot me shoke te komentojne mbas kesaj qe deklaron Rama dhe asaj qe kane deklaruar Merot.

    Përgjigju
  • Biku: 11/08/2023 08:59

    Faleminderit o i gjithpushtetshem per nje pallat betoni me 5000 euro m2 ne vend te nje lulishteje. Populli kishte nevoje per te.

    Përgjigju
    • Nik: 11/08/2023 09:40

      Populli ka nevojë për pare të thata të mbushi ndonjë skedinë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja