Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon SPAK të hetojë se kush fshihet pas projektit “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet në sheshin pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë”

Basha ngre dyshime se përfitues të kullës, janë edhe anëtarë të Rithemelimit, duke thënë se kasta 33 vjeçare e politikës është bashkë.

“Detyra jonë si Parti Demokratike është të mposhtim këtë heshtje shurdhuese që dëmton interesin publik, sa herë interesat e kastës 33 vjeçare bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni. Pastrimi i politikës përmes vetting-ut, është domosdoshmëri për t’i dhënë fund epokës së korrupsionit, që politikanët të mos jenë në shërbim të oligarkëve dhe interesave kriminale, por t’u shërbejnë qytetarëve dhe interesit publik.”

Gradacela që do të quhet “Mali i Tiranës” pritet të jetë 65 kate. 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë, dhe po ndërtohet nga Nova Construction 2012  ku Ilir Shtufi rezulton pronar me 91% të aksioneve dhe Kujtim Shtufi me 9%.