Kullotat në Kamenicë, Tasho:
Kam dokumenta ligjore për 250 ha

Kullotat në Kamenicë, Tasho:<br />Kam dokumenta ligjore për 250 ha
KORCE- Menjëherë pas protestës së zhvilluar nga banorët e fshatit Kamenicë në rrethin e Korçës për zaptimin e kullotave, ka reaguar Aristotel Tasho, pronar i kullotave.
 
Sipas tij rreth 250 hektarë kullota janë në pronësi të tij, i cili i zotëron ato me dokumenta të rregullta të vërtetuara në mënyrë ligjore.
 
Njëkohësisht, Tasho ka theksuar se protesta e banorëve të Kmenicës ka qenë e stisur nga kryetari i komunës Mollaj, i cili sipas tij kërkon t’i shfrytëzojë pyjet për interesa vetjake.
 
Ndërsa është hedhur poshtë nga pronari, pretendimi i banorëve se i kanë përfituar kullotat në bazë të ligjit 7501 duke shtuar me ironi se “ky ligj nuk ndan pyje e kullota, por toka bujqësore”.
 
Protesta u zhvillua mesditën e së enjtes nga banorët e Kamenicës, të cilët kërkonin lejimin e tyre në kullotat e fshatit Kamenicë, pasi ato nuk janë me pronar siç pretendohet nga shtetasi Aristotel Tasho. Banorët kanë kërcënuar edhe me jetën e tyre për mbrojtjen e këtyre kullotave, ku sipas tyre prej dekadash i përkasin banorëve të fshatit Kamenicë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën