Situata në PD/ Kulluri: A falen këta? ! Në 8 vite partia është goditur pa fund, reformimi e vetmja rrugë drejt fitores

Situata në PD/ Kulluri: A falen këta? ! Në 8 vite partia është goditur pa fund, reformimi e vetmja rrugë drejt fitores

Për Edvin Kullurin, reformimi i PD është e vetmja rrugë drejt fitores. Me një postim në Facebook, Kulluri nuk kursehet teksa i numëron gabimet që kanë bërë Lulzim Basha e Sali Berisha, në një kohë kur situata në parti është mjaft e nderë me dy Kuvende të thirrur, një më 18 dhjetor nga Kryesia e PD dhe një më 11 dhjetor nga ish-kryeministri.

'Cikël hipokrizie' e quan Kulluri gjithë sa po ndodh në parti, teksa thotë se duhet mbyllur njëherë e mirë.

“Te shumte ata qe jane duke “kerkuar falje” qe kane mbeshtetur Lulzim Bashen!Po sikur te kerkoje falje edhe Lulzim Basha, a do ktheheshin aty ku ishim ne shtator?!Kjo “falje” vlen per 11 Dhjetorin, por per te shkuar ne zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme a vlen? Nese Basha do kish bere vetem nje gabim apo faj si do ta quajme, qe falja pranohet?!

Por nese ne 8 vite PD eshte goditur pa fund nga zgjedhjet e brendshme duke ja faturuar bazes deshtimet, falet reforma territoriale, “amnistohet” Rama ne 2017 duke i dhene fitoren, digjen mandatet e dorezohen bashkite e ndryshimet kushtetuese qe hoqen koalicionet e deri tek personalizimi i cdo vendimi te gabuar, nuk kemi te bejme me “nje gabim” apo “faj” por me deshtime te qellimshme!

Kush kerkon falje apo i pergjigjet drejtperdrejte sic ben Meta duhet te na thote nese bashkepunuan ne faj apo e mbeshteten Bashen nga padija?!Bashkepunimi ne gabim apo me keq akoma ne faj te ben bashkepergjegjes!Por me keq se kaq, dikush qe nuk hapi goje 4 vite nga 2017 e deri ne 26 prill te 2021 del e thote “e kerkova i pari doreheqjen e Bashes” duke bere per budallenj te gjithe ata qe 4 vite rresht kerkuan largimin e Bashes dhe reformimin e PD si e vetmja rruge drejt fitores!

Nese e ardhmja ndertohet mbi hipokrizine e te shkuares dhe te sotmes, eshte e denuar te jete nje e ardhme hipokritike!

Lulzim Basha pas 11 dhjetorit do largohet nga kreu i PD! Kjo eshte domosdoshmeri! Kush mendon te kunderten eshte me fajtor se Basha vete ne rrugen e shkaterrimit te opozites! Ceshtja qendron se cdo ndodhe pas largimit te Bashes.A do i rikthehemi cikleve qe na cojne ne Bashe te tjere apo do e leme pas kete “cikel hipokrizishe pa fund”?!Demokracia nuk eshte vetem procedure por besim tek vlerat e lirise qe nuk ngrihen mbi kompromise pas kompromisesh e perfundojne me “nje me fal”!!!Jo!”, shkruan Kulluri

Më herët Edvin Kulluri deklaroi se është i gatshëm të hyjë në garën për kryetar të PD.  Ata shpresojnë se në Kuvendin e thirru më 11 dhjetor nga Sali Berisha do të shkarkojnë Lulzim Bashën dhe do të bëjnë ndryshime në statutin e partisë. Më pas ato shpresojnë që të hapin garën për kreun e PD. Ndërsa kryesia e PD ka vendosur që Kuvendi të mblidhet më 18 dhjetor dhe Basha ka paralajmëruar se kush nuk respekton statutin do të mbajë përgjegjësi sipas rregullave që thuhen në statut.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shoqëria e mjeteve të identifikimit IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor! Do të kryhen inventarët vjetor

Shoqëria e mjeteve të identifikimit IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor! Do të kryhen inventarët vjetor