Kulluri: Basha po saboton takimet e kandidatëve në degë! Është bërë 'meme'! S'di ku e gjen kurajën për të rikandiduar pas humbjeve seriale

TIRANË- Anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri ka ngritur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha po ndikon të strukturat e partisë për të sabotuar takimet e kandidatëve të tjerë dhe kjo ka ndodhur në disa prej degëve. Në një intervistë për Report Tv, Kulluri tha se Basha është bërë "meme" dhe PD-ja, një parti historike për vendin, nuk mund të ketë Bashën kryetar. Sipas Kullurit, kryedemokrati duhet marrë si rast studimor, për shkak të kurajëss që ka për të rikandiduar në një kohë që nuk ka sjellë asgjë tjetër në parti përveç se disa humbje radhazi.

"15 ditë e pamundur që të bësh takime me 75 degë. Para Bashës forumet mblidheshin, ka funksionuar, sot kemi një lider autokrat dhe të paaftë në raport me Berishën që na ka çuar në disa humbje seriale, nuk e di ku e gjen kurajon që të hyjë në garë, mendoj se është rast studimi për të ardhmen. Basha nuk ka një alternativë, Basha me dinjitetin janë si uji me vajin, po ndikon te strukturat për të sabotuar takimet e kandidatëve, në pak degë aty ku Basha ka akoma që ka njeri që beson se ka jetë në mars dhe se Basha mund të vijë në pushtet dhe me këto hile të vogla që është mësuar, për të sabotuar garën.  Pati një kthim të votës pranë PD në 25 prill dhe vota të majta për inat të Ramës, Basha nuk motivoi elektoralin e djathët, PD i duhet 750 mijë vota për të ardhur në pushtet, kemi pasur një rritje, por PD nuk i duhej një rritje,por fitore. Nëse ka ardhur për të shënuar rritjet e veta le të hap një parti të re, Basha po tenton që të gënjejë demokratët dhe nuk do ia dalë dot. Ne drejtohemi nga në meme që nuk është e ardhmja e partisë", tha Kulluri. 

Në ndryshim nga Basha, për Kullurin, Edith Harxhi që vjen si kandidatur nga grupimi "Për PD-në", ka pikëpamje të qarta në drejtimin e partisë dhe ka mbështetjen e anëtarësisë.

"Harxhi ka pikëpamje të qarta jo si Basha që nuk e di a është i djathtë, i majtë apo i qendrës. Situata është e rëndë, më vjen keq që në radhët e anëtarësisë ka shumë pezmatim dhe pakënaqëi për 25 prillin dhe ka qenë i vështirë për t'i motivuar, janë shumë optimistë për të votuar Harxhin dhe shohin që PD mund të ndryshojë kursin e saj dhe alternativë për të mundur mazhorancën aktuale, është një betejë për të ardhur në pushtet", tha Kulluri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë