Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri me anë të një statusi në Facebook, ka kërkuar largimin nga detyra të kreut të demokratëve, Lulzim Basha.
Në statusin e tij, Kulluri ka përmendur nënkryetarin e PD-së, Edmond Spahon, i cili është shprehur se është betejë për një qeverisje që të garantojë zgjedhje të lira, qoftë edhe me një qeverisje “teknike” me PS në krye.
Këtu ka dy gjëra: 1) ose kupola e PD punon për Rilindjen; 2) kupola e PD është totalisht e paaftë për të sjellë PD-në në pushtet! Në dyja rastet këta duhet të largohen sa më parë bashkë me “shef Lulin” nga partia! Urgjentisht!
Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Demokrat të PD-së