TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri tha se përgjigja negative e Bashkimit Europian kundrejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shton rreziqet për të tensionuar ballkanin. Në studion e Report Tv, në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, për Kullurin, fakti që BE nuk e ka forcën për të detyruar Bullgarinë që të heq voton ndaj 2 vendeve anëtare të NATO-së, është një tregues i rëndësishëm, që tregon fuqinë e saj, e aq më tepër që ky refuzim vjen në një kohë lufte.

"BE nuk e ka forcën të detyrojë Bullgarinë, se po të ndodhte para 1 apo 2 viti , por në momentin që jemi në luftë dhe Rusia po bën të pamundur për të destabilizuar Ballkanin dhe këtu çështja e integrimit është shumë më me rendësi. Rreziqet që vijnë prej shtyrjes së negociatave është një situatë prag rreziku për të tensionuar Ballkanit, se maqedonasit, kosovarët dhe shqiptarë janë të zhgënjyer disa herë”, tha Kulluri në Report Tv.

Në një analizë të thellë të sjelljes së kryeministrit sot në Bruksel, Kulluri shtoi se Rama ka bërë 2 gabime e për këtë solli edhe argumente.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga e cila Ballkani nuk kishte nevojë edhe për këtë. Rama bëri 2 gabime, sulmi ndaj Bullgarisë nga një kryeministër shqiptar është jo shumë me vend, bullgarët e kanë vënë veton për Maqedoninë dhe Jo Shqipërisë, nuk ka një qëndrim kundër Shqipërisë, nuk i takon të flasë me atë gjuhë, e aq më tepër  me gazetarët.

Konsensusi i BE ka të bëjë me mënyrën se si punon BE, kanë një defekt të vetin në lindje, BE e ka të vështirë të ketë një politikë të jashtme dhe politik sigurie, dhe për sa kohë Bullgaria pëson nga interesat e vet, dhe kjo është një defekt si në lindje. BE ka ngelur mes të qenit një shtet federal dhe një organizate ndërkombëtare. BE është e tepër t’i kërkosh”, shtoi Kulluri.

Duke lënë pas zhvillimet në Bruksel, e për t’u ndalur te zhvillimet brenda partisë më të madhe opozitare në vend, PD-së, Kulluri thotë se ndihet i keqardhur që kësaj partie po i vjen fundi. Më të keqe e vlerëson hipokrizinë mes radhëve të demokratëve.

"Po shkojmë drejt shpërbërjes, nuk ka më njerëz për ta bërë atë opozitë, tjetër gjë diskutojnë privatisht, të ulem në kafe me ata të ‘Foltores’ të gjithë janë dakord me mua, kur shkojnë në mbledhje i thurin labvde Berishës, i cili duhet thënë e ka mbyllur ciklin e tij”, tha ai.

Për Bashën, pyetjes nëse ai po tenton të hap një parti të re, Kulluri zgjodhi që t’i përgjigjej shumë shkurt.

“Ca partie, Partia e Dështakëve të pashpresë, njëri pa vlerë politikisht”, tha Kulluri.

Ai e sheh skenarin më negativ për të ardhmen e partisë, duke thënë se aty sheh shumë pak figura që mund të ringrejnë PD-në.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Kulluri i ashpër me ‘Grupimin për PD: Figura pa karakter, përfunduan duke i mbushur ujin Berishës

 

Për Edvin Kullurin, personat anëtarë të këtij grupimi u treguan të dobët dhe pakarakter, duke përfunduar në shërbim të Sali Berishës.

“ Shkuan të kapnin një karrige, apo t’i mbushin ujin, kjo tregon që nuk politikan, jam treguar ta mbaj të unifikuar, por treguan të dobët, u dorëzuan te Berisha, shkatërruan reputacionin dhe punën e të gjithëve, ai grupim u shpërbë dhe asnjëri nuk ofron zgjidhje, ne ishim e vetmja mundësi për ta ringritur PD-në”, tha Kulluri.

Ky grup përbëhej Edvin Kulluri, Arben Imami, Edith Harxhi, Bujar Nishani dhe Ibsen Elezi