Kulluri thumbon Bashën: Të ka mbetur patatja e nxehtë në dorë dhe ende nuk flet! Je udhëheqësi perëndimor shurdhmemec që paguhesh për të fjetur

Kulluri thumbon Bashën: Të ka mbetur patatja e nxehtë në dorë dhe ende nuk flet! Je udhëheqësi perëndimor shurdhmemec që paguhesh për të fjetur

Edvin Kulluri dhe Lulzim Basha

Ndërkohë që brenda PD, demokratët ziejnë me komentet e tyre dhe qëndrimet që duhet të mbajë opozita  lidhur me Sali Berishën ‘non grata’, Basha vijon të hesht, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, me shpresën se kjo histori do kalojë në heshtje dhe do të harrohet pa u dashur një qëndrimi i kryedemokratit. Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", ka thumbuar Bashën duke thënë se është i vetmi që paguhet për të fjetur, ndërkohë që ‘ i ka mbetur në dorë patatja e nxehtë’. Duke e ironizuar si “udhëheqësi perëndimor shurdhmemec”, Kulluri shprehet se Basha është i vetmi që nuk ka mendim për Berishën që SHBA nuk do ta shoh në Kuvend më 10 shtator, por as për degradimin  e opozitës që ndodhet në ditët e saj më kritike.

“Të gjithë flasin përveç Bashës! Luli ku je?! Berisha, Marku etj., të gjithë thonë se ç’mendojnë për situatën në PD dhe shpallja non-grata të Berishës! Po Luli pse nuk flet?! Pse hedh gurin dhe fsheh dorën?! Çfarë ke për shprehjen “opozita është në ditët e saja më kritike” apo “Basha nuk e sjell dot PD në pushtet”?!Çfarë “udhëheqësi perëndimor shurdhmemec” je?! Pse nuk e thua si burrat se ç’do bësh me “pataten e nxehtë” që të ka mbetur ne dore?!

Po luftën e fillove apo e mbarove?! Parlamentin e “masakrës zgjedhore” e njeh apo nuk e njeh?! Je i vetmi njeri në botë që paguhesh shumë për të fjetur dhe mos bërë asgjë!!! E gjitha paguhet kur punon, ti kur rri! Nuk ke mendim, nuk mban mend se ç’thua, ke frike, nuk di ç’të bësh?! Fol 1 fjale o burrë i dheut! Trimat në luftë bien, jo në krevat”, shkruan Kulluri.

Mbrëmjen e djeshme Sali Berisha i dha një mesazh të qartë  Bashës se nëse e heq nga PD pa pasur provat ‘si minues i demokracisë nga SHBA’ atëherë ai do të bëjë gjithçka për rikthyer ‘vlerat e PD-së në kohën që e themeloi’ falë influencës së tij në parti. Berisha madje tha se opozita ndodhet në gjendjen e saj më të zezë dhe se humbjet për PD kanë qenë të mëdha që nga 2013. Edhe Mark Marku tha se Basha nuk e sjell dot PD në pushtet nëse nuk ndryshon. Ndërsa në lidhje me çështjen e Berishës, Marku tha se duhet të ishte larguar nga politika dhe ta kishte ndërprerë karrierën që në vitin 2013, kur hoqi dorë nga drejtimi i PD-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 08/09/2021 03:41

    O kulluro po si do flase basha kunder saliut,,saliu e pruri bashen nga kosova me propozinin e te bijes argites ...PAS lidhjes erotike te saj me bashen ne kosove...po te mos jete saliu ne pd lulin e NXJErrin me shkelma per 10 min...

    Përgjigju
  • KARABUSH REXHEP KASAP LEKA [ KEPI ]: 07/09/2021 10:35

    O Kullur u bëre dhe ti burr. Po ti fillove me kritiku kur lyli të përzuri e drurin të vuri. Po mir po deri dije ti pse nuk e ngrite zërin për shum poshtërsi që bënte Salhe krimineli. Vidh vrit e shkatro po ti asnjëher nuk fole. E kritika jote sot o Kullur nuk vlen e nuk ka vler mor zotni. Se je si kofinat mbas vjeljeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë