Kulmojnë tensionet në Gjirin Persik, Irani rrëmben një anije naftëmbajëse britanike (VIDEO)

Ishte drejtuar për në Arabinë Saudite anija naftëmbajtëse britanike të cilën forcat revolucionare të Iranit, e sekuestruan në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmin për rrëmbimin e anijes e konfirmoi në orët e vona të mbëmjes së djeshme edhe qeveria britanike, duke saktësuar se anija me 23 marinarë në bord, u detyrua të ndërronte kurs për në ishullin e Kezhma, aty ku Pasdaran, rojet revolucionare të Iranit, kanë një bazë të tyre ushtarake.

Anija naftëmbajtëse e sekuestruar “Stena Impero”,  kishte kapacitet depozitimi prej 30 000 ton dhe sipas burimeve iraniane ajo nuk kishte respektuar rregullat ndërkombëtare të lundrimit.

Incidenti rrezikon të rrisë akoma më tepër tensionet në Gjirin Persik mes Londrës dhe Teheranit, tensione që e patën fillesën në datën 4 korrik kur marina britanike sekuestroi një tanker Iranian që transportonte naftë në Siri, duke thyer embargon.

Ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt e ka quajtur provokim të papranueshëm sekuestrimin e anijes britanike. Këto janë veprime "jashtëzakonisht shqetësuese", tha Hunt gjatë një takimi urgjent të komitetit Cobra në Londër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini