'Kultivoni krijimtarinë dhe dashurinë në shtëpi', Kryepeshkopi Janullatos: Binduni urdhrave të qeverisë, jemi në luftë të re botërore

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë besimtarët dhe qytetarët në vendin tonë ku u bën thirrje për durim në këtë kohë të vështirë dhe të respektohen masat e dhëna nga qeveria për të mos dalë nga shtëpia. Janullatos shprehet se besimi në këto kohë është i domosdoshëm, ndërsa duhet treguar më shumë bindje nga njerëzit që të zbatojnë urdhrat e qeverisë për të mos dalë jashtë dhe në grupe. Kryepeshkopi Janullatos ka falenderuar dhe të gjithë ata persona që po kujdesen në këtë kohë lufte botërore te re nga armiku i padukshëm, mjekët dhe infermierët, policët, sanitarët dhe e mediat, që ndodhen jashtë për të kryer detyrat e tyre.

"Vëllezërit dhe motrat e mi të shtrenjtë, në këtë kohë të gjithë jemi zënë në befasi njësoj sikur të jetë një luftë botërore e re nga një armik i padukshëm. Të gjithë po qëndrojmë të pavendosur para ndryshimeve të paparashikueshme që kjo pandemi e paparë ndonjëherë ka sjellë në jetën e të pasurve dhe të varfërve, të njerëzve të shkolluar dhe të thjeshtë,në shëndetin e tyre, në ekonomik, në lëvizjen e njerëzve , në format e argëtimit. Është detyra jonë të shmangin panikun, depresionin dhe dëshpërimin. Nga ne kërkohet gjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje e shtuar ndaj udhëzimeve të qeverisë dhe strukturave të shëndetësisë. Duhet të falënderojmë përzemërsisht, të gjithë ata po përkujdesen për pastërtinë, rendin publik, informimin dhe mbi të gjitha mjekët dhe infermierët, të cilët ndodhen në linjën e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve. Duke qëndruar brenda në shtëpi le të mos na pushtojë nervozizmi dhe grindjet, por le të kultivojmë kreativitetin, predispozitën paqësore, mirësinë, mirëkuptimin dhe dashurinë. Sa jemi besimtarë le të intensifikojmë lutjen tonë që kjo periudhë prove të mos zgjatet më tej, të shërohen të sëmurët rëndë dhe të ndalet përhapja e mëtejshme e pandemisë dhe më tepër që perëndia të ndriçojë grupet e shkencëtarëve dhe të gjendet sa më shpjet trajtimi parandalues dhe shërues ndaj këtij virusi. Kemi nevojë urgjente të forcojmë besimin tonë tek perëndia. Besimi dhe dashuria janë armët më fuqishme mbrojtëse edhe ndaj këtij virusi të padukshëm që po kërcënon njerëzimin. Në fund fare diçka e mirë ka për të dalë edhe nga kjo krizë dhe shpresojmë që shoqëria njerëzore  që t'i rishikojë vlerat dhe përparësitë e saj. Pra le ti themi jo tronditjes dhe shqetësimit. Le të kemi më tepër guxim dhe fuqi për të përballuar me dinjitet këtë sprovë. Le të tregojmë më shumë bindje ndaj udhëzimeve dhe mbi të gjitha le të kemi solidaritet të sinqertë. Paqa dhe shpresa e perëndisë dhe të fuqizojnë durimin dhe rezistencën tonë dhe le ti drejtojnë vendimet që duhet të marrim në zgjedhjet dhe ndryshimet që tashmë janë bërë të detyrueshme në jetën tonë" shprehet Janullatos.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 22/03/2020 07:42

    O hiresi a bisedove gje me zotin per te zhdukur salivirusin se mjaft me perralla , perndryshe nuk ju beson me njeri as ty as prifterinjte, as batakcinjte dervishe, as hoxhallaret, rrezikohet njerzimi mos rrini duke ndezur qirinj por jepini drejtim kesaj pune ose zhdukuni nga faqja e dheut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave