BERAT- Dy persona janë vënë në pranga pasi u janë gjetur në banesën e tyre 16 kg lëndë narkotike e tharë dhe e përpunuar si dhe 60 bimë narkotike cannabis sativa.
Policia e Beratit pas një hetimi dy mujor,m arrestoi 35 vjeçarin me iniciale V. H., dhe 31 vjeçarin me iniciale S. B., të dy banues në Rehovë, Skraprar.
Pas kontrollit në banesën e V. H., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.
Gjithashtu këta persona ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.