Kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona në Lezhë! Iu gjetën edhe armë e radio marrëse si ato të policisë

Kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona në Lezhë! Iu gjetën edhe armë e radio marrëse si ato të policisë

Në foto bimët e kanabisit të kultivuara dhe 2 armët e sekuestruara

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se në pranga kanë rënë Kledison Gjeci, banues në Bulshar dhe Drilon Nika, banues në Thumanë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur "Bulshar”, në një serë, kishin kultivuar në kubikë dhe në tokë fidanë narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një ambient që këta persona kishin përshtatur për strehim, u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona