Kultivonin kanabis, arrestohen tre persona në Fier! Mes tyre një çift 60-vjeçarësh

Kultivonin kanabis, arrestohen tre persona në Fier! Mes tyre një çift 60-vjeçarësh

Tre persona, mes tyre një çift rreth 60 vjeç, janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Kjo pasi si rezultat i hetimeve ranë në pranga  Xh. M., 61 vjeç dhe .L. M., 60 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Zharrëz, Patos. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe rreth 82 gr. fara cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tyre, pranë banesës, u gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Ndërkohë si vijim i këtij operacioni u arrestua në flagrancë edhe shtetasi S. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe ambientet përreth saj, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 kg cannabis sativa. Gjithashtu, nga kontrolli në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar një ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të kultivuar bimë narkotike.

Në total nga dy operacionet janë sekuestruar 26 kg kanabis, fara kanabisi dhe llamba e aksesorë të tjerë që do përdoreshin për të kultivuar kanabis.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm