Kultivoi kanabis në fshatin Tragjas, në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim

Kultivoi kanabis në fshatin Tragjas, në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim

Foto ilustruese

VLORË - Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë.

Mësohet se 54-vjeçari me iniciale T.T. ishte pjesë e një grupi të goditur 6 muaj më parë për mbjelljen e disa rrënjëve kanabisi në fshatin Tragjas.

Në korrik të 2020 u arrestuan 2 persona teksa u sekuestruan 53 kg kanabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu, 2 thika dhe një shpatë.

Të arrestuarit janë P. S. 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B. 25 vjeç, banues në Tiranë. Në hetim në gjendje të lirë u vendosën kryeplaku i fshatit Tragjas M. R. 43 vjeç dhe  A. R. 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës.

“Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)