Dy persona janë vënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në Mallakastër pasi akuzohen 'për kultivim të lëndëve narkotike'.
Të arrestuarit janë A. Z, 50 vjeç, banues në Vlorë dhe J. Sh, 25 vjeç, banues në Klos të Mallakastrës. Personat në fjalë nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, pasi bëhet fjalë për çështje të ndryshme.
Më konkretisht shtetasi A. Z akuzohet se është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, ndërsa shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.
Komento