FUSHË-KRUJË- Pronari i një banese në Fushë-Krujë është arrestuar pasi i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të policisë përreth një banese në fshatin Larushk, në shtëpinë e 37 vjeçarit Artan Stafuka iu gjetën 20 rrënjë bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.