Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mirditë, ia akuzuar për kultivim kanabisi. Bëhet me dije se është arrestuar Thanas Apostoli, banues po në Mirditë.
Sipas policisë, ai u vu në pranga pas një hetimi disa javor, ndërsa u kap duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur "Mrizi i Madh”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.