Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Tregtan pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis.

Sajmir Qerkezi akuzohet si kultivuesi i bimëve narkotike ndërkohë nën hetim është vënë edhe Xhem Bokçiu me detyrë kryeplak i fshatit pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit të territorit, forcat blu gjetën bimën e kultivuara në vendin e quajtur "Përroi i lagjes Qerkez".

Ende po punohet  për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari ndërkohë materialet procedurale i ka kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur.