Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg ish-kryeplakun e fshatit Berishë, ndërsa ka caktuar arrest shtëpie për të birin.

Ton Martini ish-kryeplak dhe elektriçist i zonës dhe djali i tij Ylberi Martini kishim kultivuar 172 lëndë kanabisi pranë shtëpisë.

Policia asgjësoi me djegie 172 bimë narkotike, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua për t'u përdorur si provë materiale.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë