Një grup shqiptar që kishte kultivuar rreth 18 mijë rrënjë kanabisi ëshët goditur nga policia e Spanjës dhe si rezultat i operacionit janë arrestuar 7 persona mes tyre edhe drejtuesi. Lajmi është bërë me dije nga mediat spalloje të cilat shkruajnë se grupi drejtohej nga një shqiptar 50-vjeçar, bashkëshortja e tij 47 vjeçe dhe vëllai i tij 37-vjeçar.
Të tre drejtuesit janë arrestuar sëbashku me 4 punëtorët që merreshin me kultivimin e kanabisit. Shqiptari në parcela kishte punësuar shqiptarë.
Hetimet për goditjen e këtij grupi kishin nisur që tetorin e kaluar. Hetuesit kanë gjetur tre parcela me kanabis. Me 22 korrik u bë edhe goditja e parcelës të parë ku u arrestuan 4 të rinj të moshës nga 19 vjeç deri në 32 vjeç. Më pas u bë edhe asgjësimi i kësaj parcele me 3.175 bimë kanabisi të mbjella dhe 2080 rrënjë në proces tharje, si edhe 80 kg kanabis i vjelë.
Faza e fundit e operacionit u zhvillua me 2 gusht, ku policia asgjësoi nga njëra parcelë 4.600 rrënjë kanabisi dhe nga parcela tjetër 8.178 rrënjë të tjera, pra në të dyja parcelat më shumë se 12 mijë rrënjë.
Parcelat ishin të vendosura në pyje, në terrene shumë të vështira për të depërtuar në to, si dhe ishin ngritur edhe ambiente për të tharë mariuanën dhe tenda ku qëndronin kultivuesit.
Policia ka bërë kontroll në apartamentin e 50-vjeçarit, ku është bërë i mundur dhe arrestimi i tyre. Në apartament është gjetur 1 kg mariuanë dhe dokumente mbi veprimtarinë kriminale, përfshirë edhe informacionin mbi kultivuesit e kanabisit. Që sipas mediave spanjolle merreshin posaçërisht nga policia për të kryer atë punë.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ U kapën në flagrancë duke shitur kokainë në një qendër tregtare, arrestohen 3 të rinjtë (EMRAT)
28 Janar, 10:38
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20