Kultivuan kanabis në pyll, arrestohen 6 persona në Shkodër, shpallen në kërkim 2 të tjerë! Momenti kur efektivët 'mësyjnë' me vrap nëpër parcelë dhe i kapin trafikanët në gjumë

6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke kultivuar kanabis.

Në pranga kanë rënë Gjokë Foleta, Pal  Alia, Besnik  Rripa, D. Q. Manjola  Kroni dhe Eugena Gjelaj, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar  bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të fshati Gimaj.

Policia shkatërroi me anë të djegies 900 rrënjë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.  

Policia ka publikuar edhe pamjet nga ky operacion, i koduar “Gimaj", që u zhvillua nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër.

Sikurse mund të shihet edhe në videon më lart, efektivët 'mësyjnë' befasisht në parcelën me kanabis, duke i gjetur trafikantët në gjumë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin