Dy vëllezër në Shkodër janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Policia raporton se nga kontrollet, në një miniparcelë në afërsi të banesës së dy vëllezërve, u gjetën 70 bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, ndërsa në ambientet e banesës, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.
Njoftimi i policisë
Kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bëjnë të mundur sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov dhe të disa fishekëve, si dhe asgjësimin e 70 bimëve cannabis sativa, në proces tharjeje. Policia vijon punën për kapjen e 2 vëllezërve, të cilët u identifikuan si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike dhe të posedimit të armës së zjarrit. Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se 2 shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, në pronën që kishin në fshatin Vuksanaj.
Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë kryer kontrolle në banesën e këtyre shtetasve dhe në zonën përreth. Nga kontrollet, në një miniparcelë në afërsi të banesës, u gjetën 70 bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, ndërsa në ambientet e banesës, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u shpallën në kërkim 2 vëllezërit, pronarë të banesës, shtetasit T. M., 29 vjeç dhe F. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Policia vijon punën për lokalizimin dhe për kapjen e tyre.
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
25 Dhjetor, 10:43
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14