Kultura e justifikimit të barbarisë

Kultura e justifikimit të barbarisë

Foto ilustruese

Masakra e Vjenës i ka ekspozuar shqiptarët, si terroistë, si viktima, dhe si mbrojtës të rendit, por për asnjërën prej këtyre roleve, nuk kemi as përgjegjësi dhe as merita. Në të gjitha rastet ajo është një tablo që vizaton Austrinë, qytetërimin e saj, aftësinë e saj për të interguar brenda vetes, raca dhe popuj të ndryshëm, mes të cilëve lindin edhe terroristë, edhe policë të mirë, ashtu siç ndodh të ketë dhe viktima fatkeqe.

Por shoqëria shqiptare në Ballkan, më shumë Kosova e Maqedonia, e më pak Shqipëria, nuk kanë pse turpërohen apo krenohen për atë që ndodh në Vjenë, pasi ajo është një histori me të cilën përballet Austria. Dhe Austria e ka aftësinë, identitetin dhe fuqinë e një qytetërimi të ndriçuar, t’ia dal mbanë. Ne mundet vetëm të solidarizohemi me të.

Por shoqëria shqiptare nuk mund të fshehë kokën si struci për fenomenin e terrorizmit islamik në trojet tona. Nuk po dua të identifikoj grupe dhe individë konkretë, që në këtë hapësirë janë zëdhënës të terrorizmit islamik, pasi kjo tashmë është punë e policisë, por në shoqërinë tonë ekziston kultura e justifikimit të kësaj barbarie publikisht. Dhe kjo duhet denoncuar.

Edhe nëse shikoni reagimet e sotme, ju e kuptoni që një pjesë e shoqërisë tenton të justifikojë barbarinë me të ashtuquajtura provokime të Perëndimit, lajthitje të Macronit apo Sebastian Kruz.

Më e fortë ishte kjo në rastin e Francës, kur ambasadori i Kosovës në Paris, “guxoi” të shpërndajë një raport korrekt të “Le Figaro”, që bënte përmbledhje kronologjike të aktit terrorist në Francë, pasi i prenë kokën një mësuesi.

Hordhia e barbarëve shqiptarë u çua në këmbë t’i pritej koka ambasadorit, i cili jo vetëm që nuk mori qëndrim në atë histori, por thjesht shpërndau një lajm që sqaronte historinë.

Në të njëjtin moment, barbarëve u vriste sytë më shumë e vërteta, se sa vetë krimi. Ata nuk donin të ishte e qartë ajo që kishte ndodhur, por e donin të vërtetën e tyre të manipuluar, si të “provokuar” nga Perëndimi.

Medie të tëra në hapësirën shqiptare i hapën rrugë barbarisë së justifikimit të krimit. Në Shqipëri, në krye të kësaj hordhie qëndron një portal televiziv i djalit të Sali Berishës, një adhurues i kësaj race.

Një komentator islamik nga Maqedonia, Kim Mehmeti, që ka edhe një pjesë të origjinës shqiptare, bëri thirrje për linçim publik të ambasadorit.

Në Kosovë, rrjetet sociale ishin të mbushura me komente plot urrejtje të një kategorie trushpëlarësh që kërkojnë të vihet në vend nderi i profetit, pas asaj që bëri Macroni.

Në Shqipëri, një dizenjator si Bujar Kapexhiu, që ilustron çdo ditë lajthitjet e presidentit Ilir Meta, kërcënoi në debat televiz një gazetar, duke i thënë se “unë të vras po më preke idhullin tim” (në fakt ai maksimumi mund të të spiunojë diku, se për të vrarë të merr të keqen.)

Edhe dje në mbrëmje figurina kryesore e portalit të Sali Berishës në Tiranë, postimin e parë e bëri kundër presidentit të Austrisë, i cili sipas tij, kishte “zgjuar” terroristët, që duhet t’i linte të flinin gjumë.

Shoqëria shqiptare në Ballkan është më shumë se kurrë e bombarduar nga këta barbarë, në emër të gjoja të drejtës për të mbrojtur fenë nga provokimi.

Detyra jonë është të përballemi me kulturën agresive dhe barbare të  terrorizmit islamik, këtu ku jetojmë. Dhe kjo nuk bëhet vetëm me propagandë.

Kjo është një betejë e përjetëshme e shoqërisë shqiptare, prej ngjizjes së kombit shqiptar. Në çdo kohë kanë ekzistuar ata që na tërhiqnin nga Lindja dhe nuk ndjeheshin shqiptarë, por myslimanë, dhe ata që vunë kombin mbi fenë.

Kjo betejë nuk ka mbaruar, përkundrazi është bërë sërisht e gjallë dhe rrezikshme. Dhe duket se fitoren e parë që ka arritur, është justifikimi i barbarisë, në emër të gjoja provokimeve.

Kjo është ideologjia e tyre, është miti që po ngrejnë për të justifikuar terrorin dhe pastaj për të justifikuar dhe krimet.

Kjo bëhet haptazi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga grupe të caktuara fanatikësh, por dhe elementë të depërtuar në grupe mediatike, apo njerëz që mbajnë kartëvizita intelektualësh.

Ndaj përballuni me këtë betejë këtu dhe lërini rënkimet për atë treshen shqiptare të Austrisë. Atë e përballon Austria, si një vend që e ka të qartë identitetin e saj, fuqinë e saj për të triumfuar mbi barbarinë dhe idenë e qartë për të ndarë fenë nga shteti. Ata që ndalën hordhitë osmane pesë shekuj më parë në portat e Vjenës, do t’ia dalin dhe kësaj here.

Beteja jonë është këtu, ku merr zemër barbaria kundër jetës, ku prindër trushpëlarë marrin peng fëmijët e tyre dhe i çojnë në Siri për të na gjunjëzuar si shoqëri dhe ku zëra publik artikulojnë linçime publike kundër çdokujt që nuk justifikon krimet në emër të fesë.

Për këta duhet jo vetëm betejë publike, por dhe ligjore, derisa të kthehet në breza të tërë në kulturë kombëtare. Një komb që ka mundur të ngrihet mbi tre fe të ndryshme, nuk e ka luksin të trimërojë disa barbarë, që vënë indoktrinimin e tyre fetar mbi kombin. Është detyrë kombëtare beteja ndaj tyre.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • trsw: 06/11/2020 19:12

    ai terroristi mund te jete frymezuar pikerisht nga fjalet e Bujar Kapexhiut.

    Përgjigju
  • Simo: 05/11/2020 09:10

    Ymer, serish nuk i shpetove manipulimit ne sherbim te synimeve te politike. Hallin kryesor e ke te godasesh Salen nga cdo pike e mundshme, te cilen ti e konsideron te dobet, e qe ne kete rast, sipas teje, eshte lidhja e supozuar e (bijve te) tij me fene islame, meqe keshtu duket anti-europian. Prandaj nuk kursen asgje e askend per te permbushur kete objektiv, duke i cilesuar ata qe ndihen muslimane si barbare nese e kane ndjenjen fetare me te forte se ajo kombetare. Tipike e jotja denigrimi mbi baza false i cdo gjeje qe te del rruges ne perpjekjen per te realizuar qellimet e tua. Muslimanet shqiptare ne te gjitha trojet e tyre dhe ne diaspore i denuan aktet e vrasjeve pa asnje hezitim. Po sigurisht nuk mund te lavderojne dhe as te mbeten indeferent ndaj atyre qe u cenojne shenjterite e tyre thjesht per sport, apo atyre qe ushqehen duke nxitur urrejtje dhe fyejne pa shkak nje bashkesi te tere besimtaresh. Sa per Rilindjen dhe themelimin e shtetit shqiptar, kleri musliman aty qe ka qene perhere qe ne zanafillen e levizjes kombetare, ndonese historiograia komuniste dhe bishtat e saj pas-komuniste jane perpjekur vazhdimisht t'i mohojne a t'i lene ne harrese, ne menyre qe tipat si puna jote te mundohen te kompleksojne bashkesine me e madhe fetare ne trojet shqiptare. Keshtu qe beteja kombetare duhet drejtuar ndaj jush, tipave provokatore e percares, dhe ndaj cdokujt qe e cenon harmonine fetare per interesat e veta meskine.

    Përgjigju
  • O tej: 03/11/2020 22:26

    A ka me terrorist se Berish haleja?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut